Lear 09 me nje koncept te ri

Konkursi i Arteve Pamore "Edëard Lear", i organizuar çdo vit në qytetin e Beratit, nuk është më një aktivitet me karakter lokal. Në këtë edicion të 13-të, të ftuar janë artistë shqiptarë nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë, por edhe jashtë kufijve, nga Tetova, Gostivari, Shkupi, Gjakova dhe artistët e huaj: Jak Serreqi (Vankuver), e Simonida Filipova ( Kitanovs).


Qëllimi i organizatorëve ishte jo vetëm prezantimi i krijimtarisë më të mirë të vitit të artistëve të qytetit, nxitjen e përvojave të reja bashkëkohore, prezantimin e artistëve të rinj dhe integrimin e tyre në krijimtarinë artistike, por edhe përballjen e tyre me artistë që zhvillojnë aktivitetin e tyre në një mjedis tjetër.


Prezantimi i vlerave bashkëkohore të artit dhe shtrirja në hapësira të tjera dhe jashtë qytetit, ka qenë synim që në edicionet e para të ekspozitës.


Deri më 18 janar, në galeri ekspozojnë punët e tyre 56 artistë me 79 punë. Krahas atyre të përhershëm Kastriot Dervishi, Llamba Dëna, Nezir Ago, pjesëmarrës janë edhe ata, krijimtaria e të cilëve ka lidhje të ngushtë me qytetin e Beratit, si Hasan Nallbani, Arben Golemi, Aleksandër Filipi, Gazmend Muka. Ekspozita shoqërohet me një katalog, ku prezantohen të gjithë pjesëmarrësit në konkurs.


Marre Nga: Gazeta  Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama