Anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste dhe njëri ndër sekretarët për koalicionet, Ndre Legisi, ka kritikuar ashpër mënyrë e funksionimit të qeverisë “Rama” dhe sjelljen ndaj disa figurave kryesore të së majtës. “Nuk më duket vendim i drejtë, ca më tepër i mencur, përpjekja e Edi Ramës për të nxjerrë të gjithë jashtë loje dhe për të ndryshuar me një të rënë të lapsit historinë e Partisë Socialiste”, tha Legisi në një intervistë për një të përditshme. Sipas tij, kjo mënyrë veprimi nuk do ta bëjë qeverinë “Rama” as më të fortë dhe as më të rëndësishëm brenda Partisë Socialiste”, u shpreh Legisi. Sipas tij, këto përpkje nuk janë asgjë tjetër, vetëm karagjozllëk, që më së shumti rëndon dhe dëmton imazhin e Partisë Socialiste dhe vlerat e njohura të saj.