Leicesteri per rekord Ranieri Shkruajme historine

Leiçesteri për rekord, Ranieri: Shkruajmë historinë

Leiçesteri vazhdon t'i japë jetë ëndrrës shekullore. Teksa kryesojnë me 72 pikë Premier Ligën, sot do presë në shtëpi "hirushen" e dytë të kampionatit, Uest Hemin. leicester sitit vardiTrajneri italian Klaudio Ranieri ka fuqizuar së tepërmi 11 "gladiatorët" e tij, të cilët do të jenë të njëjtët në fushë për herë të 12-të në 14 takimet e fundit.

Ndërsa Uest Hemi nuk do të ketë në këtë transfertë Diafra Sakho. Edhe pse anglezët besojnë te triumfi surprizë i Leiçesterit, strategu italian Ranieri këshillon lojtarët të qëndrojnë me këmbë në tokë dhe mos hedhin poshtë mundin e gjithë sezonit.

"Kemi shkruar historinë dhe do kujtohemi gjatë për 30-40 vite. Ne nuk kemi arritur ende asgjë. Duhet të luftojmë për titullin dhe Champions-in. Forca e ekipit dhe dëshira për të fituar është rritur së tepërmi. Qyteti vlon nga euforia dhe ne duhet të bëjmë realitet këtë ëndërr. Jo vetëm ndaj Uest Hemit, por deri në fund ne do të luajmë për fitore pa u ndier në presion", nënvizoi Ranieri.

Për rekord

Për sa u përket precedentëve, Leiçesteri i ka fituar 2-1 dy ndeshjet e fundit me Uest Hemin. Humbja e fundit daton para 16 vitesh (1-3).

"Dhelprat" synojnë të thyejnë rekordin e sezonit 1962-1963 kur arritën 7 fitore radhazi. Për djemtë e Ranierit do jetë suksesi i 6- të në seri nëse arrijnë të fitojnë në shtëpi. Gjithashtu me fitoren e radhës "dhelprat" thyejnë rekord, pasi kurrë nuk kanë arritur të fitojnë 22 ndeshje brenda një sezoni në Premier Ligë. Në 14 ndeshjet e fundit, Leiçesteri nuk ka pësuar gol në 11 takime. Një arsye për të shënuar ka edhe sulmuesi Xhemi Vardi, i cili është golashënuesi më i mirë në historinë e Leiçesterit me 21 gola. Ndërsa Uest Hemi ka humbur vetëm 4 transferta në 16 ndeshjet e fundit (6 fitore, 6 barazime).


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama