Leiçesteri ndodhet një hap larg historisë. Djemtë e Ranierit barazuan 1-1 në transfertë ndaj Mançester Junajtid. Më këtë rezultat Leiçesteri shkon në kuotën e 77 pikëve, ndërsa Totenhemi i vendit të dytë ndodhet 8 pikë pas, por me një ndeshje më pak pasi do të luajë të hëhën ndaj Çelsit.
Pjesa e parë në "Old Trafort" u mbull me rezultatin 1-1. Fillimisht, vendasit kaluan në avantazh me anë të Antoni Martial në minutën e 8´, ndërsa Morgan barazoi shifrat në minutën e 17´.
Ekipi i Ranierit u dëturua të luante me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Daniel Drinkvater në minutën e 87´, por kjo duket se nuk pengoi dhelprat' të ruanin rezultatin deri në minutat e fundit.
Për ekipin modest që udhëheq Premier Ligën, pika e marrë ndaj Maçnester Junajtid është me mjaft vlerë pasi një barazim i mundshëm i Totenhemit nesër do t'i shpallta ata kampionë të Anglisë dy javë para përfudnimit të kampionatit.