Lejen e pallatit 13 katesh te Liqeni e firmosi Rama ne shtator

Lejen e pallatit 13 katesh te Liqeni e firmosi Rama ne shtator

Edhe pse në raportin e këtij viti të “Doing Bussines”, Shqipëria, sipas Kryeministrit, do të marrë një notë negative, për shkak të pezullimit të lejeve të ndërtimit, sërish në Tiranë, do të ndërtohen pallate.

Me firmën e Ramës, në 9 shtator të këtij viti, është miratuar një leje ndërtimi prej 13 katesh shkruan panorama. Në një sipërfaqe të konsiderueshme, aktualisht parkim makinash, do të ndërtohet “Godinë banimi dhe shërbimesh, 2, 7 dhe 13 kate mbi tokë dhe 2 kate parkim nën tokë”. Në fund firma. “Kryetari i KKT, Edi Rama”.

Por kjo nuk është godina e vetme. Bashkë me këtë vendim, KKT ka miratuar edhe pesë leje të tjera ndërtimi në Tiranë, të cilat variojnë nga 4 kate, deri në 10 kate lartësi. Të gjitha godina banimi dhe shërbimesh.

Këto janë leje që janë miratuar më parë nga Bashkia e Tiranës dhe për shkak të pezullimit të ndërtimeve, duhet të marrin leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Të gjitha lejet e reja kanë firmën e vetë Kryeministrit.

Nga ana tjetër, me një vendim të korrikut, qeveria thekson se: “Për objektet mbi 6 kate, leja e ndërtimit jepet nga Këshilli Kombëtar i Territorit”. Pra, të gjitha lejet e ndërtimit do të jepen vetëm nga Rama.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama