Lejimi i kultivimit te kerpit industrial Exit Shpjegon

Lejimi i kultivimit të kërpit industrial  Exit Shpjegon

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ngritjen e një grupi pune për të mundësuar lejimin e prodhimit të kërpit industrial.

Vendimi i Kryeministrit vjen pas kërkesës së deputetit socialist Paulin Stërkaj për të ndryshuar ligjin për prodhimin kërpit.

Kërpi industrial është një varietet i kanabis sativa, i cili përdoret për qëllime industriale si prodhim veshjesh, produktesh kozmetike, ushqim, letër etj, por nuk ka përbërës stimulus si marjuana apo hashashi.

Diferenca mes kërpit industrial dhe marijuanës qëndron, pikërisht, në nivelin e lëndës halucilogjene, THC, së gjendur në bimë. Kërpi ka THC nën 0.3 përqind, ndërsa tek marjuana niveli i këtij përbërësi varion 2 deri në 20 përqind.

Sipas ligjit aktual lejohet prodhimi dhe kultivimi i farës së kësaj bime për varietete me nivelin e THC nën 0.1 përqind.

Para miratimit të këtij ligji në vitin 2001 filloi kultivimi i kërpin në zonë e Malësisë së Madhe.

Në vitin 2001 fondacioni bamirës britanik "Partnership for Growth" në bashkëpunim me shoqatën e fermerëve të bashkuar të Shkrelit sollën rreth 40 kilogramë farë kërpi, si pjesë e një projekti në ndihmë të fermerëve të zonave të thella.

Rezultati i para i këtij projektit ishte një kontratë me importues të vendeve të Europës Perëndimore të cilët e do të blinin gjethen e kërpit për të prodhuar çaj. Madje, disa gra të fshatit arritët të prodhonin edhe qilima me fibrat e kërpit të prodhuar në fshat.

Por, në vitin 2001, policia arrestoi tetë fermerë me akuzën e kultivimit të lëndës narkotike kanabis sativa, duke gjykuar nga pamja e saj.

Bima e konfiskuar u analizua dhe u vërtetua që ishte kërp industrial. Për këtë arsye gjykata liroi të akuzuarit dhe detyroi shtetin shqiptarë ti paguante 1,500 dollarë dëmshpërblim secilit fermer.

Në dhjetor të viti 2012, policia arrestoi 22 fermër të fshatit Shkrel. Të cilët sipas policisë kultivonin kërpi industrial me një përqidje të përafërt të lëndës halucinogjene me atë në kanabis sativa.

Në nëntor të viti 2013, gjykata e Apelit Shkodër pushoi akuzat ndaj këtyre fermerëve, pasi analizat vërtetuan se bima e ishte e kualifikuar si kërp industrial.

Vendimi për të lejuar kultivimin e kërpit industrial me nivel më të lartë të THC është vendim i vështirë.

Nga njëra anë lejimi i kultivimit të kërpit është një mundësi e mirë për zhvillimin e ekonomik të kësaj zone të varfër, e cila burim të vetëm të të ardhurave ka emigracionin.

Por, nga ana tjetër lejimi i kultivimit të saj krijon mundësinë e kultivimit bashkë me të edhe të marjuanës, duke përfituar nga mungesa e dallimeve në pamje të jashtme.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama