Lekundje termeti ne disa qytete te vendit pas mesnates

Lekundje termeti ne disa qytete te vendit pas mesnates

Disa lëkundje të forta sizmike janë ndjerë në disa qytete të vendit. Nuk ka njoftime për dëme materiale apo në njerëz dhe sipa Institutit Gjeosizmik, tërmetet kanë rënë pas mesnatës. Sipas të dhënave, mësohet se tërmeti ishte me magnitudë 5.0 ballë shkalla rihter dhe është shënuar rreth orës 02:55 minuta pas mesnate.Tërmeti është ndjerë në qytetet Sarandë, Gjirokastër, Vlorë, Berat si dhe në një pjesë të Greqisë.

Bëhet e ditur se epiqendra e tërmetit ishte rreth 14 km nga Konispoli, ndërsa distanca nga Tirana 173 km. Për fat të mirë nuk ka njoftime për dëme materiale si pasojë e lëkundjeve të tërmetit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama