Nje ngacmim i fundit per te marre pjese ne biseden e te rriturve me erdhi nga emri Had. Desha ta pyesja njerin prej tyre, nenen ose Sokratin e Rrjedhur, se kush ishte Hadi. Por edhe nga kjo hoqa dore. Ne nje fare menyre i dhashe pergjigje vete. Duhej te ishte nje qenie pak a shume e ngjajshme me Cerberin. Sa here qellonte te kryqezohesha me te ne qendren plot lluce e bajga te fermes, kur shkoja ose dilja nga shkolla, me kujtohej dridhja e dores se nenes mbremjen e mberritjes sone ne Vilen e Shtrigave dhe me pershkonin te rrenqethura. Une ende nuk e dija se ashtu sic nuk e zinte gjumi Hadin pa e pare te vdekur gjyshin, ashtu nuk e zinte gjumi edhe Cerberin pa e cuar drejt vdekjes nenen. Shpesh me duket sikur Cerberi jane pamje te ndryshme, ne kohe dhe vende te ndryshme, te te njejtit person.
Rrokullima e nenes nisi pak me vone. Ajo perkon me mberritjen e letres se katert apo te peste te tim eti, kur mua zune te me binin ne sy disa ndryshime ne sjelljet e saj. Cdo dite une nisesha per ne shkolle me nenen. Si ecnim nja nje ore neper rrugen e qerreve, ajo kthehej nga stallat, une vazhdoja me tej, deri ne shkolle. Nje dite u gdhiva e semure, me merreshin mendte e me vinte per te vjelle. Kjo do te thoshte se nena s’do te me lejonte te shkoja ne shkolle. Ne raste te tilla rrija prane ditares me ore te tera. Ishte shume interesante. Nganjehere shfaqeshin banoret e Viles se Shtrigave, te cilet i njihja te gjithe dhe te gjitheve ua dija historine. Fjala vjen, babai i Sergeit. Ky ishte nje burre shtatlarte, me ca nofulla te kercyera, ish-oficer. Tani punonte arave dhe, sic thuhej bente dashuri me nje grua nga fshati. Kesaj i kishte vdekur burri dhe ishte shemtire. Dija dhe plot histori te tjera te mesuara kur nenes i vinin per vizita grate. Por ne syte e mi me enigmatiket mbeteshin banoret perballe nesh: nje grua qe nuk dilte kurre ne pune se bashku me femijet e saj, nje djale e nje vajze, te dy te rritur. Ndonese banonin perballe nesh, i shihja rralle. Sipas grave, kjo ishte familja e nje personi te fuqishem te denuar me burg dhe e shoqja mbahej rende, nuk denjonte te ulej ne rangun e te tjereve. Me tej, ato shtonin dicka te pabesueshme: djali bente dashuri me te motren. E thoshin nga ligesia, keshtu mendoja. Djali dhe vajza ishin te bukur si yje, tere kohen rrinin bashke, shperfilles si e ema.
Ate dite, kur u gdhiva e semure, percolla nga dritarja kthimin e tufes. Ne fillim mberriten te bukurit e perfolur, ne fund Sokrati i Rrjedhur. Te gjithe te nxire, mbytur ne pluhur. Une vazhdoja te qendroja ne dritare edhe pas kthimit te Sokratit te Rrjedhur. Tufa nuk ishte kthyer e plote. Mungonte nena. Kaloi nje ore dhe ajo spo dukej. Qe nje dite e zymte, me ca re te uleta, nga keneta shkarkoheshin rrufe. Nenen e shqova ne fushetire kur qielli vetetiu dhe u perhap nje bubullime e forte. Tutje dukej brezi i shiut. Nena zyri te afrohej bashke me brezin e shiut. Dhe mberriten njekohesisht, nena ne dhome, litaret e rrebeshit ne dritare.
Gjeja e pare qe me ra ne sy ishte nje send qe ajo e mbante nen sqetull, te mbeshtjelle me gazete. Me ra ne sy gjithashtu se kishte pire. Kur u perkul te me puthte, ndjeva ere alkooli. Nena pinte ne shtepi, nuk kishte qelluar kurre te kthehej nga stallat me ere alkooli. Ne stalla ajo vishej me cizme e kominoshe. Keto i linte atje, megjithate rrobat e saj sillnin ne shtepi eren e stallave. Ajo me kot nderrohej perseri, ne dhomen tone do te gjendej gjithmone dicka qe te clironte eren e stallave. Vete trupi i saj tashme vinte ere stallash. E ndoshta kjo ka qene arsyeja qe nena, me ne fund, vendosi te gjente nje rruge per te shpetuar nga era e stallave. Por ate dite mua s’me lindi ndonje dyshim. Per rrjedhoje, nuk u perpoqa te merrja me mend pse ate dita nena nuk ishte kthyer ne shtepi, jo me ere stallash po me ere alkooli. As sendi qe ajo mbante nen sqetull te mbeshtjelle me gazete, nuk me ngjalli ndonje dyshim. Ai ishte nje radiotransistor i markes “Iliria”. Ne nuk kishim ndonje radio dhe ne Vilen e Shtrigave askush nuk kishte radiotransistor, aq me pak te markes “Iliria”. Nena e kishte sjelle nje te tille vetem per mua. Me drita apo pa drita, une mund te degjoja cfare te doja, sidomos emision “Teatri ne mikrofon”. Une ngordhja per emision “Teatri ne mikrofon”. Nje here ne jave, cdo te premte pasdite, shkoja te Sokrati i Rrjedhur, ai kishte nje radio, por kjo nuk zgjati shume. Bashke me te, ne te njejtin apartament, banonte nje familje me tre djem te rritur. Une i futa shpejt ne kategorine e cerbereve. Cerberet kishin nje turi, brenda ose jashte “Viles se Shtrigave”. Si plot te tjere, ata zune t’ia nxinin jeten nenes, i dilnin ne rruge, e ndiqnin, vinin deri ne shtepi, trokisnin ne dere, e kjo ka qene nje periudhe e zeze per mua dhe per nenen. Nuk e di c’beri ajo qe ata e lane te qete.
Ate dite i drejtova nenes vetem nje pyetje: ku e kishte blere radiotransistorin. Ajo m’u pergjigh terthorazi. Nuk e kam blere me tha, e solla per ty. Pergjigja me mjaftoi. S’kishte rendesi e kishte blere apo jo, tashme isha bere me radiotransistor. E ndeza, gjeta nje stacion, aty jepej muzike e nderkaq nena qe nderruar, kishte veshur rrobat e shtepise dhe po lexonte nje leter. Kjo duhet te kete qene letra e katert apo e peste e tim eti. Ate dite, pasi e lexoi letren, ajo nuk qau. As nuk u ul t’i shkruante menjehere, sic bente zakonisht. Ajo e palosi letren, e futi ne zarf, zarfin e vuri s’di se ku. Me kujtohet, ne dere u ndien tre trokitje te lehta. Une shova radion. Dhe nuk vrapova te hapja deren. Nena ma beri me shenje te mos e hapja.
Disa dite me vone ajo ndryshoi vendin e punen: nga stallat e lopeve kaloi ne zyrat e fermes, pastruese. Une nuk isha ne gjendje ta masja kete ndryshim. As te ngrija pikepyetje. Vura re vetem nje gje: nena zyri t’i kushtonte kujdes paraqitjes se saj. Ne fillim kjo nuk me beri pershtypje. Kujdesi i nenes m’u kthye ne torture kur ne veshin tim mberriten fjalet sipas te cilave ajo shihej te hynte e te dilte te strokfulla e Cerberit. Dhe se radiotransistorin tim te markes “Iliria” banoret e Viles se Shtrigave e njihnin mire. E kishin pare ne zyren e Cerberit sa here ua sillte puna te paraqiteshin atje. Ata paraqiteshin atje kur i therriste Cerberi. Ose kur shkonin te nxirrnin tek ai ndonje leje per te takuar te afermit, ne qytetet prej nga i kishin debuar. Te gjitha keto m’i tregoi nje dite Sergei, buze kenetes. Ne po kerkonim per fole me veze rosash te egra, e perseri na u shfaqen buajt, e une u largova, ja nga ato qe mesova prej Sergeit per nenen dhe prejardhjen e radiotransistorit, ja nga frika se buajt do te ciftezoheshin e Sergei do te leshonte klithmat e tij.
Me tej, sa here e shihja nenen duke u rregulluar para pasqyres, perfshihesha nga nje gjendje e semure. Me shfaqej skena e buajve ne kenete, mashkulli i ngritur mbi kembet e prapme e te perparmet te vendosura ne shpinen e femres, me ato levizjet e shemtuara, koken qe mezi e mbante perpjete, dhe femra trupvogel nen te, e nenshtruar. E mua me behej se ajo ishte nena ime, e siper saj Cerberi, e ky e mbante te mberthyer midis putrave te tij, e shtypte nen peshen e trupit te madh, e mua me vinte te ulerija, te shkoja t’ia rrembeja nenes kreherin nga dora, edhe pasqyren, t’ia thyeja cope-cope, t’i thoja se ishte bere lavire, tashme kete fjale e kisha mesuar, nje lavire jo dosido, lavire e perbindeshit qe torturonte banoret e Viles se Shtrigave dhe ata e tregonin me gisht, e urrenin, sic e urreja dhe une.
Nuk ia theva ndonjehere nenes as kreherin, as pasqyren. Ne fillim vuaja perbrenda. Ishte nje brejtje sfilitese, qe me shkaterronte nervat. Derisa nje dite, kur dola nga shkolla, une nuk mora rrugen e qerreve neper fushetire per t’u kthyer te Vila e Shtrigave. Qendrova e fshehur pas nje gardhi orej nga dukej ngrehina me cati tjegullash e zyrave te fermes, e perballe saj strofulla e Cerberit. Si u larguan te gjithe e ne qender kishte mbetur hapur vetem berberi, pashe nenen. Ajo doli nga zyrat dhe vajti drejt e te strofulla e Cerberit. Para syve m’u shfaq skena e kenetes por ne vend te buajve, Cerberi me nenen time. Me hipi te sulesha drejt asaj ngrehine pa e patur te qarte perse, mjafton te sulesha, te futesha brenda e t’ia jepja ulerimes. U largova. U ndeja e braktisur e vetme ne nje bote cerberesh. Dhe qeniesh te dobeta si nena ime. Ata ishin te ngjajshem, Cerberi dhe nena. Te krahasueshem me buajt e kenetes. Me breshkat. Me brumbujt. Po te qe e mundur do t’i shnderroja ne brumbuj, do t’i vrisja pa pike meshire qe te dy. Sic vriste nena buburrecat e dhomes. Me t’u kthyer ne shtepi gjeta radiotransistorin dhe zura vend ne dritare. Me koken te zbrazur. Shpirtin te thare. E pazonja te qaja. Ne vijen e horizontit u shfaq nje pike e zeze dhe une mendova se ishte nje brumbull. Duka u afruar pika u zmadhua, zuri te merrte trajta dhe, se fundi, shqova nenen. Kur ajo mberriti poshte Viles, une e flaka radiotransistorin nga dritarja. Ai vajti e i ra me zhurme prane kembeve. Nena ngriti koken dhe une pashe fytyren e saj te tmerruar.
Kjo me ka mbetur prej nenes, fytyra e tmerruar. Syte tane u kryqezuan por une nuk iu shmanga. U shmang ajo: u perkul more ne toke radiotransistorin e thyer. Une vazhdoja te rrija prane dritares edhe kur degjova rrotullimin e celesit ne brave. Nena u fut ne dhome pa fjale. Ndryshe nga c’e prisja, ajo nuk me drejtoi asnje qortim. E la radion ne nje qoshe dhe me ze te qete, si te mos kishte ndodhur asgje, me pyeti c’deshiroja te me pergatiste per te ngrene. Une iu pergjigja ftohte dhe shkurt: nuk dua asgje! Ajo kembenguli, me pyeti ne deshiroja te me gatuante per ate mbremje nje trishk, trishku ishte nje embelsire qe mua me pelqente shume dhe embelsira ne gatuanim rralle. Une perseri iu pergjigja ftohte dhe shkurt, jo. Nena u zbeh. Ajo nuk mund te ushtronte kurrfare autoriteti ndaj meje. Donte vetem nje gje, te mos ia haja shpirtin. Ndersa une isha e vendosur per te kunderten. Kur me rane ne dore dhe lexova letrat e tim eti, zbulova nje vrasje te pangushellueshme ndergjegjeje se deshira ime e atyre koheve per ta bere nenen te vuante i ngjante asaj te tim eti. I mjeri im ate, duhet te kete vuajtur tmerresisht nga xhelozia, sic vuaja une. Nuk e di c’i shkruante nena atij, por jam e sigurte se nga ane te tjera ai duhej te merrte letra te nxira per nenen. Derisa vendosi te mos i shkruante me. Vendosi edhe ai ta braktiste, ate qe tashme e kishin braktisur te gjithe. E keshtu vjen fundi i saj.
Atehere ne shkolle mua me quanin vajza e kurves. Une dilja e para e klases ne mesime por nuk mungonin ata qe me vinin ne dukje se lodhesha kot. Bije e nje te burgosuri politik dhe vajza e nje kurve, njeherazi bije e nje ish-te burgosuri politik me nam, e kishte vendin te Vila e Shtrigave. Dhe nuk mund te shkonte pertej arave buze kenetes. Ky ngacmim me gerryente cdo dite. Kjo qe arsyeja qe, me ne fund, gjate nje ore mesimi be klase u drodha nga nje perfytyrim i frikshem: te nena pashe te ardhmen time. Pra, do te vinte nje dite e une do te martohesha me nje burre si im ate. Ky do te binte ne burg dhe mua, kudo qe te ndodhesha, me priste Vila e Shtrigave. Ajo ishte e perjetshme, sic ishte i perjetshem nje Cerber. Pa i kerkuar leje mesuesit u ngrita, dola jashte. Nuk e kisha fort te qarte c’po ndodhte brenda meje. Ndjeja pendese dhe tmerr. Mbi te gjitha, doja te shkoja te nena. T’i puthja duart. T’i kerkoja falje. T’i thosha se ishte qenia ime me e dashur. Keshtu bera, vajta drejt e te zyra e fermes, por nenen nuk e gjeta. Nje burre me tha se ajo ishte larguar para nje ore.
Ia krisa vrapit neper fushetire. Me sa me hanin kembet. Me fytyren qe me digjte nga djersa. Dhe nje deshire per te mberritur ne shtepi sa me pare. E me te mberritur t’i hidhesha nenes ne qafe. Ta siguroja se tash e tutje do t’i bindesha per cdo gje. Nuk do ta lija vetem. Tash e tutje nuk duhej ta cante koken qe grate e Viles se Shtrigave nuk i vinin per vizite. Tash e tutje do te me kishte mua, kurdohere prane saj, si nje qen besnik, e gatshme ta mbroja nga rreziqet, te gjakosesha per te, te vdisja per te. Kur mberrita ne shtepi dhe u gjenda ne dhome, te gjitha keto me ngecen ne gryke. Bashke me nenen ndodhej Sokrati i Rrjedhur. Ajo po rrinte ulur ne karrige prane tryezes. Fytyra e saj ishte e zbehte. Kurre nuk e kisha pare nje zbehtesi ne tille ne fytyren e nenes. Ajo me hodhi nje veshtrim, pastaj i hoqi syte prej meje, i perqendroi diku, ne boshllek. E mua me pershkuan mornica, mendova se duhej te ishte e semure. Iu afrova, e pyeta c’kishte, e ajo vazhdoi te qendronte ashtu, pa m’u pergjigjur, e verdhe dylle, me vershtrimin gjithmone ne boshllek, derisa Sokrati i Rrkedhur me vuri doren ne koke, me largoi prej saj, pastaj u perkul, me puthi ne te dyja faqet e me zerin e mbytur me pershperiti ne vesh te mos e lodhja nenen tani, kishte ndodhur dicka shume e keqe.
Hollersirat e asaj qe kishte ndodhur une i mora vesh pak me vone. Aty per aty mesova se babai im kishte vdekur. Kete ma beri te ditur Sokrati i Rrjedhur kur une zura vend ne divan dhe ai u ul prane meje, e me vuri doren ne koke, e me ze te mbytur me njoftoi mandaten, pra im ate kishte vdekur e une duhej ta mbaja veten, te tregohesha e forte. E verteta ishta ca me e nderlikuar. Babai nuk kishte vdekur nga ndonje semundje. Ai qe vrare bashke me nje te denuar tjeter ne nje perpjekje per t’u arratisur nga burgu. Hollesirat mberriten te Vila e Shtrigave nje jave pas ngjarjes, kur trupi i tij tashme mbulohej nen dhe, ne ndonje grope diku, qe nuk do ta merrnim vesh kurre ku ndodhej. Mundet qe nena t’i dinte qysh ne fillim keto hollesira, por une nuk i mesova prej saj. Ajo nuk me hapi ndonje bisede per vdekjen e tim eti. As per hollesirat e vrasjes se tij. Qysh nga ajo dite nena u mbyll. Dhe une kalova nje periudhe te tmerrshme, me te tmerrshmen e jetes sime.
Ajo u paraqit ne pune qe te nesermen. Si zakonisht, me mori me vete ne mengjes dhe te dyja pershkuam rrugen e pafund te qerreve. Ajo ecte perpara, une prapa. Ne nje heshtje varri. Ky rrugetim neper hapesiren e vdekur te fushetires, u kthye per mua ne torture. Ecja prapa saj e sigurte se po t’i flisja nuk do te me pergjigjej. Ajo nuk duronte me njeri, as mua. Tashme edhe Sokrati i Rrjedhur nuk ishte i mirepritur, kur vinte ai nena heshtte, mezi nxirrte ndonje fjale, derisa tjetri largohej, e ajo ngucej ta mbyllte deren me shul. Pastaj, ndersa buburrecat bridhnin pa frike nga njeri cep i dhomes ne tjetrin, guxonin te ngjiteshin dhe mbi tryeze, ajo pinte. Ndonjehere qante. Dhe une e shihja me zemer te ngrire. Nuk guxoja t’i flisja, t’i drejtoja ndonje pyetje, aq me pak t’i thosha te mos pinte. Njehere qe e bera kete, ajo me uleriu, e une pata frike se mos me rrihte, por ajo nuk me rrahu. Mesa me kujtohet, medalionin ma tregoi ne nje nga keto gjendje te dehura, pas te cilave te nesermen ne mengjes mezi ngrihej, po te mos e zgjoja une rrezik te mos ngrihej fare. Dhe ecnim te dyja ne hapesiren e vdekur te fushetires, ajo para e une prapa, dhe ndaleshim te qendra, kurdohere me balte, e fermes, ajo kthehej nga zyrat, une vazhdoja me tej deri ne shkolle, e keshtu cdo dite, ne nje merzi perzier me frike, qe kujtoja se nuk do te merrnin fund kurre.
Ne nje nga keto dite, kur dola nga shkolla, Sergei po me priste jashte. Atehere Sergei ishte ne klasen e tete, une ne te katerten. Ai dukej i hutuar dhe tha se do te me tregonte dicka te rendesishme. Puna qe keshtu: te dera e zyrave te fermes kishin ngjitur nje flete-rrufe. Autoret shtronin pyetjen: deri kur drejtoria do te mbante si pastruese nje femer te perdale, bije dhe grua armiqsh te popullit, ndersa grave dhe vajzave tona te ndershme u bie bretku arave? Pastaj shtoheshin fjale te tjera, qe sipas Sergeit ishin thumba drejtuar Cerberit, ndonese emri i tij nuk permendej. Flete-rrufeja s’me beri pershtypje. Djalli ishte shume i zi, nuk mund te nxihej me keq. Keshtu duhej te mendonte dhe nena. Ajo ishte kthyer ne shtepi perpara meje dhe m’u duk e qete. Flete-rrufene nuk e zume ne goje, pra as asaj nuk i kishte bere ndonje pershtypje.
Ate mbremje nena piu, jo aq sa te dehej, ne shishe nuk kishte mbetur aq raki sa te dehej dhe ne mengjes me tha se nuk ndihej mire, rrugen per ne shkolle do ta beja vetem. Ishte e zbehte. Cdo mengjes ajo ngrihej e zbehte dhe une nuk kisha ndonje arsye te merakosesha nga zbehtesia e fytyres se nenes. Rastisi qe me te zbritur poshte takova Sergein. Ai me propozoi qe te mos shkonim fare ne shkolle ate dite. Plani i tij ishte t’ua mbathnim nga keneta, si gjithmone per te gjetur fole me veze rosash te egra, ndonese vazhdimisht kishim deshtuar, nuk kishim arritur te gjenim kurre fole me veze rosash te egra. Ne ato vise rosat e egra nuk dukeshin kurre. Ne vend te tyre na shfaqeshin buajt e mua kjo kafshe nuk me pelqente, me dukej tmerresisht e shemtuar dhe pise, dhe e peshtire. Megjithate propozimin e Sergeit e pranova, tekefundit per mua shkolla s’kishte me kuptim, dilja mire apo keq me mesime.
Nena i dha fund jetes kur une bridhja me Sergein ne kerkim te foleve me veze rosash te egra. Me kot. Pame vetem nje gjarper qe iu hodh nje bretkose dhe e ndoqem skenen te fshehur pas kallamishteve, derisa ai e gelltiti ngadale, e perpiu te teren. Me pas kjo skene me ka munduar vazhimisht. Me mundon edhe sot. Me duket sikur nena eshte larguar nga kjo bote kur une shihja gelltitjen e bretkoses nga gjarperi. Ne ato caste mendoja se bretkosa duhej te vuante tmerresisht dhe, nese do te kishte pasur mundesi te ulerinte, do te leshonte ca ulerima ngjethese. Bretkosa nuk mund te ulerinte dhe gjarperi e gelltiti ne heshtje. E mua me behet se edhe nenen e ka gelltitur nje gjarper. Ne heshtje. Ajo duhet te kete patur nje vdekje te tmerrshme, por askush nuk kishte degjuar gje, qofte dhe renkimin me te vogel. U ktheva ne shtepi afer mbremjes. Nenen e kishin hequr prej kohesh. Ne dhome gjeta vetem Sokratin e Rrjedhur. Ate nate ai qendroi me mua. Qendroi dhe nete te tjera.
Nena kishte pire bar minjsh. Atehere une nuke dija c’ishte bari i minjve. Dhe me dridhet mishi kur mendoj se sa shume duhet te kete vuajtur. Me ngushellon vetem nje gje: une e di ku ndodhet varri i saj. Nje dite do te shkoj atje. Tani prej saj kane mbetur vetem kockat, por se paku di ku t’i gjej. Do t’i heq, do t’i varros gjetiu. Ne nje vend ku te shkoj per ti cuar nje buqete me lule. Te mos e le perjetesisht te Vila e Shtrigave. Ndersa per tim ate, s’mund te bej asgje. Askush nuk e di ku e kane kallur.
Nja tre-kater dite pas varrimit te nenes, me thane te paraqitesha te strfulla e Cerberit. Atje me priste nje burre. Ky vinte i deguar nga gjyshja ime prej babai dhe Cerberi me beri te ditur se qysh ate dite duhej te largohesha, te shkoja me burrin. Nuk paraq,ta ndonje kundershtim. Nuk kisha arsye te paraqisja ndonje kundershtim. Keshtu u largova nga Vila e Shtrigave dhe vajta te jetoja me gjyshen ne qytetin M. Gjithcka me pas eshte e rendomte, s’ka me asgje per te rrefyer.