Lekura syte dhe hunda tek I Posaliduri

Lëkura, sytë dhe hunda tek I Posaliduri

Lëkura duket e skuqur, më pak apo më shumë e ndonjëherë ajo të jep përshtypjen e lëkurës së djegur. Vende vende ajo është e zhvoshkur, e rrjepur, në formë luspash të vogla. Në gjëndje më të avancuara vërehet edhe lëngëzim i saj. Ç’duhet të bëjmë?

Rëndësinë kryesore, në të gjithë veprimet që duhet të bëjmë, e ka LARJA. Ajo, duhet të bëhet me fërkim paksa të fortë me shtupë, në mënyrë që të eleminojmë të gjitha mbeturinat që mund të kemi. Madje edhe luspat e lëkurës! Pas larjes, fëmija futet në një legen, kovë apo govatë, ku kemi përzier ujë me permaganat në mënyrë të tillë që ngjyra e përzierjes të jetë rozë e çelët dhe futim në të fëmijën, të cilin, e mbajmë për rreth 5 minuta. Pas kësaj, bëjmë lyerjen e zonës së sëmurë me Pomadë Borike 3% e cila prodhohet nga shumë prej farmacive tona. Kujdes, lyerja duhet të jetë e imët, sikurse gratë lyhen kur bëjnë tualetin, e jo trashë, sikur po lyejmë bukën me gjalpë. Kjo procedurë bëhet shpesh. Mos e lini fëmijën të qëndrojë në urinën dhe feçen e tij për kohë të gjatë qoftëedhe pse mund të përdorimpampers! Është e këshillueshme dhe e rekomandueshme të mos përdorim pudra në këto pjesë të lëkurës!

Pastrimi dhe mjekimi i syve. Pastrimi është një proces i domosdoshëm dhe i përditshëm, që realizohet me përdorimin: E ujit të vluar dhe të vakur apo tretësirës së kripës së gjëllës në ujë ( solucion fiziollogjik) të cilin mund ta gjejmë në çdo farmaci. Mjekimi: Në situata të ndryshme, për shkak të pluhurave, përdorimit të peshqirëve apo të pecetave të pa pastërta, apo sëmundjeve të ndryshme, sytë e fëmijëve të porsalindur, por edhe më të rritur, mund të infektohen. Në këto raste vërejmë skuqje të mukozës së nën kapakëe të syve e prej tyre rrjedhin sekrecione me qelb (sklepat). Fëmijët kanë dhimbje e djegie të syve dhe janë të shqetësuar. Në këto raste para se të kontaktoni mjekun mund të veproni vetë duke përdorur: çaj kamomili apo solucion Acidi Borik 3 %. Teknika e veprimit: Në të dy rastet, si për larjen ashtu edhe për mjekimin, teknika është e njëjtë ndryshon vetëm lëngu, solucioni që përdorim. Lahen mirë duart para se tëveprojmë me fëmijën. Njomet një copë pambuk i bollshëm që të kapet mirë me katër gishtrinj. Vendoset dora mbi cepin e jashtëm të syrit dhe tërhiqet drejt cepit të brëndshëm duke e shtypur nga pak në mënyrë që lëngu të futet brenda kapakëve të syrit dhe të marrë me vete të gjitha papstërtitë. Ky veprim bëhet 4-5 herë. Po kështu vepohet edhe me syrin tjetër.

Kujdesi për hundët. Tek të porsalindurit, (për shkak të ndërtimit anatomik të tyre, kanalet e kalimit të ajrit janë shumë të ngushta) hundët mund të bllokohen fare kollaj. Ato mund të mbufaten, të zihen nga rrjedhja e sekrecione të lëngshme e të tejdukshme apo nga korriçka të vogla që formohen nga tharja e këtyre sekrecioneve. Këto gjëndje janë shumë të bezdisshme për të porsalindurin por edhe përtej kësaj moshe. Vështierësia më e madhe vërehet në momentin kur foshnjet flenë apo ku pinë. Kjo vështirësi shpjegohet me papjekurinë e trurit për të komanduar frymëmarrjen me gojë gjatë gjumit dhe gjatë të pirit. Për foshnjet kjo është pothuajse e pamundur të realizohet pa u zgjuar apo pa u mbytur. Ç’duhet të bëjmë: Mjeti i vetëm, i domosdoshëm, i vlefshëm dhe i pa dëmshëm është tretësira në ujë e kripës së gjellës, (solucioni fiziollogjik 9%◦) për të gjitha veprimet që do të na duhet të bëjmë me hundën e fëmijës dhe që mund ta gjejmë në çdo farmaci me flakone të vegjël me pikatore apo në formë shishesh që sprucojnë solucionin: Në rast mbufatjeje apo rrjedhje sekrecionesh: hedhim nga dy pika solucion në secilën vrimë hunde në kohën para se ta vemë fëmijën në gjumë apo para se ta vemë në gji. Veç këtyre momenteve, mund të hedhim edhe herë të tjera në rast se është e domosdoshme, kur shikojmë se frymëmarrja është e penguar. Mos kini frikë nga solucioni fiziollogjik. Në rast korriçkash: Fillimisht bëhet zbutja e tyreme 2-3 pika solucioni fiziollogjik dhe pastaj bëjmë heqjen e tyre me shkopinjza me pambuk në majë. Duhet bërë kujdes që gjatë kohës që punojmë, të jemi të ngadalshëm, të butë, të bisedojmë me të apo t’i këndojmë. Kjo për të vetmen arësye se të gjitha veprimet janë të bezdisëshme për foshnjën.

Kujdesi për veshët. Tek fëmijët e porsalindur, por edhe tek të gjithë fëmijët e vitit të parë të jetës, mund të kemi mjaft probleme me infeksionin e veshit të mesëm (otitin akut) Ashtu sikurse edhe tek hundët, kjo mundësi e shtuar për infeksionin e tyre, vjen si rezultat i ndërtimit të tyre anatomik. Ju e dini, ose duhet ta dini, që veshi lidhet me gojën me një tub, në mënyrë që të sigurohet ajrosja e tij. Tek fëmijët e vitit të parë ky tub ka pozicion horizontal, e pas kësaj moshe ai merr pozicionin vertikal. Si rezultat i këtij pozicioni favorizohet kalimi i pështymës apo mbeturinave ushqimore nga goja në drejtim të veshit, sidomos pas kollitjeve apo tështitjeve. Me kalimin e kohës këto mbeturina fillojnë të dekompozohen dhe të realizojnë infeksionin e veshit të mesëm. Nga ana tjetër pakujdesia gjatë banjave mund të shkaktojë infeksionin nga jashtë. Kujdes pra gjatë banjës ruani mosfutjen e ujit në vesh. Çfarë paraqet një otit: Dhimbje të forta, të papritura, mjaft të bezdisëshme për fëmijën dhe prindërit. Ato mund të jenë për kohë të gjatë, por edhe valë – valë. Shpesh mund të kemi edhe temperaturë. Infeksioni dallohet kollaj nëse shtypim lehtazi atë sektor që ne e quajmë tragusi i veshit. Para se të kontaktoni me mjekun, hidhini fëmijës tuaj 2-3 pika alkool borik 3%, mundësisht të vakët për ta qetësuar atë e pastaj kërkoni ndihmën mjekësore për të vazhduar më tej trajtimin e duhur. Duke përfunduar kujdesin për këto tre organe të rëndësishme të shqisave do të këshilloja: Mbani në kutitë tuaja të urgjencës:Solucion fiziollogjik, tretësirë e kripës së gjellës (1-2 shishka plastike); Solucion Acid Borik 3%- 100 ml; Alkol Borik 3% - 1 shishkë plastike; një paket me bimën e kamomilit si dhe një pako me shkopinj të pambukëzuar.

Mos hidhni kurrë në sy, vesh apo hundë Qumësht gjiri! Për syrin dhe veshin, yndyra që përmban qumështi nuk do të bënte gjë tjetër veç se do të shtonte grumbullimin e pluhurave e si rezultat do të vështirësohej e do të zgjatej mjekimi. Në rastin e hundës pasojat mund të ishin edhe më të rënda. Në teshtitjen e fëmijës, që fillimisht shoqërohet me një thithje të fortë e të thellë të ajrit, mundet që pikëzat e yndyrës së qumështit të ngelura në qimet e hundës, të thithen bashkë me ajrin e të përfundojnë në mushkëri. Kjo do të sjellë me vete atë që ne e quajmë bronkopneumonia respiratore e, që do të na detyrojë të mjekojmë një sëmundje të pa llogaritur fare.

Pyetje - Përgjigjet

1 Dr. Çimi: Fëmija im, 5-6 muajsh, te cilin nuk e kam nxjerrë pothuajse fare jashtë këto muaj të dimrit, ka filluar të më djersijë gjatë pirjes së gjirit dhe vetëm në kokë. Gjithashtu kam vënë re se po i bien flokët mbrapa kokës por edhe më gjërë. A kam të bëj, në këtë rast, me sëmundjen e kockës së dobët?

Rakiti ose sëmundja e kockës së dobët.

Është një sëmundje e përgjithëshme e organizmit por që shfaqet më dukshëm në dëmtimin e kockave dhe që prek më shumë fëmijët e moshës nga 2-3 muaj e deri në 3 vjeç. Në këtë sëmundje, rolin kryesor e ka defiçiti i vitaminës D. Kjo vitaminë sigurohet nëpërmjet ushqimit (gjiri mbi të gjitha). Por ajo mund të prodhohet nga vetë organizmi i fëmijës në se lëkura bie në kontakt të drejtë për drejtë me rrezet e diellit e madje edhe vetëm me rrezet e dritës. Roli i vitaminës D lidhet me aftësitë e saj për të rregulluar shkëmbimin e disa lëndëve në organizëm. Në rradhë të parë ajo bën të mundur që kriprat e kalciumit e të fosforit të thithen më mirë nga zorrët e fëmijës e të kalojnë në gjak. Më tej, këto dy kripëra depozitohen në kocka duke i forcuar ato. Ato ndihmojnë në punën më të mirë të muskujve, të sistemit nervor si dhe të të gjithë organeve të tjera. Është pikërisht kjo arësyeja që, që në fillim rakiti cilësohet si sëmundje e përgjithëshme e organizmit.

Fëmijët rakitikë kanë disa shfaqje të rëndësishme që duhen njohur nga prindërit: Shënjat e para të sëmundjes janë shumë të përgjithëshme si: paqetësi, grindje pa shkak të dukshëm, mungesë gjumi, mungesë oreksi, djersitje sidomos në kokë të cilën e fërkon pas jastëkut etj. Shenjat e para kockore nisin me një zbutje të ndjeshme të kockave. Këtë zbutje, që për herë të parë vërehet në kockat e prapme të kokës, mund ta vërejmë të gjithë. Më vonë, kjo zbutje vërehet edhe në kockat e gjoksit, të duarve e të këmbëve. Më tej, pas moshës 6-7 muajshe, moshë kur fëmija bëntentativat e para për të qëndruar në këmbë, vërehet shtrëmbërimi i kockave të këmbëve nga jashtë në formë “O”-je, apo nga brënda në formë “X”-i. Vonesa e daljes së dhëmbëve, mund të jetë shënjë e sëmundjes. Në mënyrë të veçantë vërehet ulja e rezistencës së organizmit të fëmijëve rakitikë që shpie në sëmundjen më të shpeshtë të tyrenga sëmundje të ndryshme si infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, të sistemit të tretjes, të veshëve e të fytit, të infeksioneve virale e deri në sëmundje më të rënda.

Të gjitha këto shenja, të marra veç e veç, nuk mund të na japin të drejtën të vendosim nëse fëmija ynë ka apo nuk ka rakit. Diagnoza vendoset vetëm nga mjeku, i cili pasi bën bilancin e përgjithëshëm vendos dhe fillon parandalimin apo mjekimin nëse janë të domosdoshme.

A mund ti mbrojmë fëmijët nga kjo sëmundje? Fare thjeshtë, fare mirë dhe pa asnjë shpenzim. Mos harroni: Ne jemi një vend mesdhetar me shumë ditë me diell gjatë vitit. Nxjerrja dhe shëtitja e fëmijëve në diell, por, edhe kur nuk e kemi këtë, pra në dritën natyrale të ditëve me vranësira, çdo ditë qoftë edhe 5 minuta, me kokën, duart dhe këmbët të zbuluara, atëhere kemi siguruar plotësisht mundësinë që ka organizmi i tyre për të prodhuar vetë vitaminën D. Kjo vlen, sidomos, edhe për stinën e ftohtë.

Në shtëpi: Duke e nxjerrë fëmijën në dritare, kujdes, jo pas xhamave. Pas xhamave, do ta ngrohnim fëmijën por nuk do ti jepnim rrezet ultraviolet për prodhimin e vitaminës D, sepse këto rreze nuk e përshkojnë xhamin. Më mirë në ballkon, duke formuar një 8, nga dhoma në ballkon e anasjelltas për disa minuta. Rreth pallatit. Një, dy apo tre xhiro rreth godines ku banoni. Në shëtitje: Rreth oborrit, nëpër parqe, lulishte etj. Në të gjitha rastet: Kokat duart dhe këmbët duhet të jenë të zbuluara. Alternoni vazhdimisht hijen dhe diellin. Ushqimi: të jetë sa më i plotë, sa më cilësor, të kombinohen mishi-qumështi-veza-frutat-perimet, mbi të gjithë është qumështi i gjirit.

Në raste të veçanta bëhet e domosdoshme mbrojtja e fëmijës nga rakiti apo mjekimi i tij, nëpërmjet marrjes nga goja e vitaminës D, të cilën e vendos mjeku! Edhe në rastin tuaj, lexuesja ime, unë mendoj se kemi të bëjmë me shenjat e para të kësaj sëmundjeje dhe bëhet e domosdoshme, për fëmijën tuaj, marrja nga goja e vitaminës D dhe shoqërimi i saj me kalçium.

Përshëndetje

Dr. Çimi

USHQIMI I FËMIJËVE

Kosi dhe vlerat ushqyese për fëmijët

Nga Joana Bitri

I njohur që në lashtësi, ky lloj ushqimi (kosi) përmban shumë vlera ushqyese të cilat ndihmojnë shumë organizmin tonë.

Karakteristikat e kosit bëjnë që ai të jetë një ushqim i shëndetshëm dhe me shumë vlera kështu ai i përshtatet shumë mirë si nënave ashtu edhe fëmijëve.

Karakteristikat:

Ai përmban yndyrna të cilat asimilohen shumë mirë nga trupi i njeriut, për vetë faktin se janë të përbëra nga copëza shumë të vogla.

Proteinat e tij kanë në përbërjen e tyre të gjtha aminoacidet e nevojshme, të cilat ndihmojnë në rritjen e imunitetit dhe këshillohen kundër infeksioneve.

Kosi në përbërjen e tij ka kalcium dhe fosfor, të cilët janë të nevojshëm si tek femijët ashtu edhe tek të rriturit (për të shmangur osteoporozën).

Prezenca e kompleksit të vitaminave B, bën që kosi të luajënjë rol të rëndësishëm gjatë çrregullimeve intestinale.

Prezenca e vitamines PP në kos mbron organizmin nga shqetësimet digjestive dhe nervore dhe e ndihmon atë të mbajë ekuilibër.

Kosi është shumë i pasur me kripra minerale, në mënyrë të veçantë me kalcium, kjo karakteristikë e bën kosin të jetë një ushqim shumë i mirë për fëmijët.

Kur këshillohet përdorimi i kosit:

Kosi është një ushqim shumë i mirë po të përdoret çdo ditë dhe sidomos në rastet e dietave, gripit, infeksioneve, helmimeve (intoksikimeve) etj.

Kosi dhe fëmijët:

Siç thamë deri tani, kosi është një prodhim i fresket dhe i ushqyeshëm duke marre parasysh edhe vlerat e pasura që ka në kalcium, fosfor, proteina. Një pasdreke e mirë, e lehtë, por gjithmonë me shumë vlera ushqyese për fëmijët do të ishte kosi, por duhet marrë parasysh se po të kombinohet me fruta apo me drithëra të ndryshëm ai do të jetë gjithmonë një kos special kështu që edhe fëmijët do të kënaqen më shumë.

Pjata e javes për beben tuaj

Peshk (troftë) me kos

(masat janë të llogaritura për një bebe dhe ky ushqim është i përshtatshëm për një fëmijë 8 (tetë) muajsh e lart)

- 1Fileto të holle peshku

- 50 gr. Kos

- Gjalp vegjetal (margarine)

- Kripë

Përgatitja

Peshku zihet në një tenxhere me presion, ndërkohë që në një enë tjetër shkrijmë pak gjalpë vegjetal (margarinë) dhe e bashkojmë me kosin duke i lënë në zjarr për 15 minuta në mënyrë që të përftojmë një lloj salsë, në fund i shtojmë pak kripë.

Kur peshku të jetë gati e ndajmë në copa dhe e bashkojmë me salsën. Kështu dhe dreka për fëmijën tuaj është gati.

Ëmbëlsira e Fundjavës

Kek me mollë

- 125gr. margarinë

- 125gr. sheqer

- 2 kokrra vezë

- 1 filxhan (kafeje) qumësht

- 250gr. miell

- 2 kokrra mollë

- sodë buke

Përgatitja

Sheqeri përzihet me margarinën dhe pasi të kemi përftuar një masë kremoze i shtojmë dy kokrrat e vezëve gjithmonë duke e përzier. Masës së përftuar i shtojme miellin së bashku me sodën e bukës dhe në fund fare i shtojmë qumështin, i cili duhet të jetë pak i vakët. Ndërkohë duhet të kemi gati të prera në feta të holla dhe pa lëkurë mollët të cilat do të vendosen mbi brumin e përgatitur që tashmë e kemi shtrirë në tavë.

Keku vendoset në furrë të nxehtë për 40 minuta.

* masa përfundimtare nuk duhet të jetë e fortë, por as e lëngshme.

Ju bëftë mirë!

MJEKU DHE LABORATORI

Shënjuesit tumoralë

Nga Admir Nake / Mjek laboratori

Fjala kancer përdoret për të përshkruar një gjendje që përhapet duke shkatërruar indet e organizmit. Një nga postulatet e kancerit eshte se ai fillon pa shkak dhe nuk i shërben asnjë qëllimi. Kanceri nënkupton tumorin malinj.

Tumori beninj kryesisht nuk ka karakteristike, rritjen progressive dhe infiltrimin, është me kufij te qartë, dhe ndalon zmadhimin.

Nëse nje kancer lejohet te rritet pa u kontrolluar, dhe pa ndërhyrje terapeutike (me barna) apo kirurgjikale, kjo mund te jetë fatale deri dhe vdekjeprurëse për organizmin.

Diagnoza e hershme dhe përmirësimi i kurave trajtuese ka zgjatur dhe ka përmirësuar cilesinë e jetës tek të sëmurët kancerozë. Diferenca kryesore midis një qelize normale dhe një kanceroze është qe kontrolli i rritjes ka humbur tek qeliza tumorale.

Transformimi kanceroz është i lidhur me ndryshimin e shprehjes së gjeneve, që mund të ndryshojë prodhimin e hormoneve, enzimave, receptoreve, proteinave dhe metaboliteve te tjera, që çlirohen në sistemin e qarkullimit të gjakut, në varësi dhe përshtatje të situatave të ndryshme (p.sh.: “agresionit kanceroz”) që përjeton organizmi ynë. Këto substanca, nëse maten, ndihmojnë mjaft në a- diagnozën e hershme, b- gjykimin për shkallën e zhvillimit të kancerit, c-mënyrën dhe ecurinë e trajtimit.

Ky grup substancash, që shpesh janë tregues i agresivitetit dhe rritjes tumorale, quhen (tumor marker) markues tumorale-shenjues tumorale.

Karakteristikat e nje shenjuesi tumoralideal.

1. Specifiteti për kancerin- Substanca duhet të prodhohet vetëm nga tumori. Kushtet beninje nuk mund të japin rritje, dhe ky shenjues tumoral gjendet në gjurmë, dmth, në sasi të papërfillshme në organizmat e popullatave normale. Për të qenë ideal një tumor marker duhet të gjendet vetëm në një tip tumori.

2. Sensitiviteti për kancerin- që do të thotë një rritjeje të lehtë të masës tumorale, i përgjigjet një rritje e madhe e vlerës së shenjuesit tumoral.

3. Vlera ematur sasiore e shenjuesit tumoralështë në përputhje me shtrirjen e tumorit.(Sa më e madhe vlera, aq më e madhe madhësia apo dhe shtrirja e tumorit)

4. Analizae shenjuesit tumoral duhet të jetë e lehtë për t’u realizuar. (i matshëm, i kapshëm për mundësitë diagnostike)

Shenjues tumoral ideal nuk ka. Por shenjues tumorale me përdorime të dobishme janë të shumtë. (PSA, CEA, CA 125, CA19-9, CA 15-3 etj.)

ROLI I SHENJUESVE TUMORALE

Shenjuesit tumoralë, kanë perdorim te kufizuar në diagnozë.

Testet e monitorimit për kanceret janë në rradhë të parë ekzaminimi fizik, manifestimet klinike të sëmundjes, siç mund të jenë, hemorragjia, dhimbja e pandërprerë etj. Asnjë tumor marker, nuk rekomandohet të matet tek një popullatë pa shenja dyshuese. Në një popullatë me rrisk, ose me disa sëmundje, tumor marker-i mund të ndihmojë ose vendosë diagnozën.

Përdorimi parësor i itumor-markerave ështe monitorimi i mjekimit tek pacienti, të cilit i është vendosur diagnoza. Por, siç u tha.disa shenjues tumoralëmund tëpërdoren për të ndihmuar në vendosjen e diagnozës.

Marre nga : Gazeta Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama