Lengu i panxharit mund te ule presionin e larte te gjakut

Lengu i panxharit mund te ule presionin e larte te gjakut
Një gotë uji me lëng panxhari në ditë mund t’iu ndihmojë të luftoni presionin e lartë të gjakut. Këto janë rezultatet e arritura nga kërkimet e vazhdueshme të mjekëve dhe shkencës. Gjatë eksperimenteve të realizuara e tregua se as më shumë e as më pak, por një gotë uji me lëng panxhari në ditë do të ishte i mjaftueshëm për të ulur tensionin e gjakut. Efekti u dallua pas kundërveprimit të përbërësve të lëngut të panxharit ndaj mikrobeve të gjendura në gojën e njeriut. Më pas u vu re se pirja e një gotë uji me lëng panxhari shoqërohej me një sërë ndryshimesh fiziologjike. Përbërësit e lëngut ndikonin në zgjerimin e enëve të gjakut dhe si rrjedhojë qarkullimin e gjakut me më shumë shpejtësi. Kjo ndihmonte në uljen e presionit të gjakut.

Po ashtu perime të tjera përmbajnë nitrate në sasi të larta, si panxhari, përfshirë spinaqin dhe marulen (lakra jeshile). Kështu një grup shkencëtarësh në Londër, realizuan një eksperiment; ku disa njerëz duhet të pinin gjysmë litri lëng panxhari, ndërsa disa të tjerë të pinin gjysmë litri ujë. Personat të cilët kishin pirë lëng panxhari filluan të shfaqnin shenja të uljes së presionit të gjakut, vetëm pas pak orësh. Pas dy orëve enët e gjakut ishin zgjeruar dhe gjaku qarkullonte më lehtësisht.

Presioni i lartë i gjakut

Për të kuptuar se ç’është presioni i lartë i gjakut duhet më parë të dihen cilat janë vlerat normale të tij. Ato luhaten nga 80-100 mmHg (i larti-i tkurrjes së zemrës) me 50-70 mmHg(i ulëti-i lëshimit të zemrës) te fëmijët, duke arritur në 100-120 mmHg me 60-80 mm Hg tek më të rriturit dhe tek të moshuarit. Presioni i gjakut mund të tejkalojë shifrat normale gjatë një emocioni, pas një sforcimi fizik, pas pirjes së kafes, së alkoolit, së duhanit, pas teprimit ushqimor, pas ekspozimit të papritur tek temperatura të ulëta ose qëndrimit të zgjatur të kokës në diell etj. Sidoqoftë pas disa minutash apo orëve ai mund të rikthehet në normë me ose pa mjekim. Kur ky konstatim është rastësor, në jetën e një personi të kontrolluar rregullisht, bëhet fjalë për ngritje të presionit, por jo për sëmundje të presionit të lartë të gjakut. Kur shifrat e mbinormës janë konstatuar në matje të njëpasnjëshme (çdo vakt për disa ditë ose javë rresht) nuk bëhet më fjalë për çrregullim rastësor, por për sëmundje të presionit të lartë.

Kur ngritja e presionit të gjakut pason shfaqjen e një sëmundjeje të veshkës, gjëndrave me derdhje të brendshme etj., ai konsiderohet shqetësim i saj dhe mund të normalizohet pas mjekimit të sëmundjes përkatëse me ilaçe ose në rrugë kirurgjike. Presioni i lartë i gjakut është një sëmundje e cila prek çdo ditë e më shumë njerëz, kryesisht të moshave të rritura. Megjithatë ai nuk përjashtohet as në të rinjtë, bile edhe tek fëmijët. Në ngritjen e tij ndikojnë disa faktorë si dieta, gjendja shpirtërore, kushtet e jetesës etj.

Shkaktarët

Kripa, kafeja, alkooli, duhani dhe droga janë armiqtë më të mëdhenj të shëndetit normal dhe provokatorët më të rrezikshëm të sëmundjes së presionit të lartë të gjakut. Dhjami, gjalpi, djathi dhe ëmbëlsirat, janë të këshilluara të merren në sasi sa më të vogël nga personat që nuk kryejnë veprimtari fizike. Kufizime duhen bërë edhe në brumëra. Mbajtja e peshës në shifra të përafërta me numrin e centimetrave që tejkalojnë 1 metër të lartësisë, do të ishte mjaft e preferuar dhe dobiprurëse në parandalimin e sëmundjes së presionit të lartë të gjakut etj. Angazhimi në veprimtari të ndryshme shoqërore, sportive, artistike etj. këshillohet për të gjitha moshat, sidomos pas daljes në pension dhe në rini.

Simptomat me të cilat shoqërohet presioni i lartë i gjakut:

- Dhimbje koke, sidomos në mëngjes
- Gumëzhitje të veshëve
- Marramendje
- Ndonjëherë del gjak nga hundët
- Depresion pa e ditur shkakun
- Personi është i shqetësuar dhe i irrituar
- Skuqje e fytyrës
- Ndjenja të fikëti

Shkenca, bimët jeshile pastrojnë gjakun

Për të pastruar gjakun nga përbërësit dhe elementet e dëmshme, mund të jenë të nevojshme një sërë kurash mjekësore. Një kurë e efektshme për të luftuar sëmundjet e gjakut është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën e kafesë. Fiku është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi.

Mjekësia popullore, kurimi i anemisë

Përvoja ka treguar se edhe kurat popullore kanë dhënë rezultate të shkëlqyera në shërimin e shumë sëmundjeve, përfshi edhe sëmundje të ndryshme të gjakut. Mes të cilave është edhe sëmundja e anemisë. Specialistët e sëmundjeve të gjakut duke iu larguar pak kurave farmaceutike, këshillojnë kurat me bimë jeshile, ku futen çikoret, spinaqi, etj., janë shumë të rëndësishme për të ripërtërirë gjakun dhe për ta shtuar atë në sasi. Nisur nga kjo dhe shumë të dhëna të tjera, pacientëve iu rekomandohet të përdorin në dietën e tyre të përditshme sa më shumë bimë jeshile. Në shumë raste sëmundja e anemisë, fillon të shfaqet që në moshën 2 muajsh. Kjo vlen sidomos për ato rastet kur anemia është e trashëguar nga nëna tek fëmija. Në këtë rast evidentimi i sëmundjes është më i lehtë.

Simptomat me të cilat shfaqet presioni i lartë

Sëmundja e presionit të lartë të gjakut mund të mos japë asnjë shqetësim për pacientin edhe pse mund të jetë një vuajtës për kohë të gjatë. I vetmi kriter diagnostikues është matja me aparat të posaçëm me merkur (zhivë). Herë pas here vuajtësi mund të ndjejë shqetësime nga më të ndryshmet (si marramendje, trokitje të shpejta në bark dhe në kraharor, dhimbje koke, skuqje ose zbehje në fytyrë, pagjumësi, ankth, urinim të shpejtë etj), por jo tipike për këtë sëmundje. Këto bëhen më të shpeshta dhe më serioze në format e ndërlikuara, kur preken organe dhe sisteme si zemra, truri, veshkat etj. Dhimbja në brendësi të kraharorit, lodhja e shpejtë, çrregullimet e ritmit, të kujtesës, të gjumit, ndryshimet në hartën e damarëve, në muskulaturën e gjymtyrëve të poshtme, në urinim, në shikim etj. bëhen gjithmonë e më të shprehura.

Si shfaqet presioni i lartë të gjakut

Presioni i lartë i gjakut përbën sëmundje kur ai shfaqet në vazhdimësi, me gjithë prirjet për normalizim të përkohshëm të herëpashershëm. Si i tillë ai do të pasohet edhe me çrregullime në punën e indeve dhe të organeve, sidomos të zemrës, të trurit dhe të veshkave. Sëmundja e presionit të lartë të gjakut në ecurinë e saj pasohet me ndryshime në strukturën indore të organeve dhe çrregullime në funksionet e tyre. Sigurisht që këto nuk janë pasoja vetëm të kësaj, por edhe të sëmundjeve të tjera, prandaj kur ato konstatohen duhen gjurmuar për gjetje të shkakut kryesor dhe atyre ndihmëse. Së pari, preket muskulatura e zemrës së majtë. Dukuria është shumë më e shprehur tek njerëzit e dhjamosur dhe diabetikë. Fillimisht trashet muskulatura e barkushes dhe më pas preket edhe veshorja.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama