Ermir Lenjani, mesfushori i kombëtares shqiptare, ka treguar në një intervistë për "fshf.org" se nuk është mësuar ende me idenë që do të luajë në një Europian.
Si ndiheni për faktin qe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë në Kampionatin Europian, ''Francë 2016''?
Mendoj se do ta ndjej që kjo gjë po ndodh me të vërtetë, kur do të futem në fushë për herë të parë. Më duket si e pabesueshme, që shoh ëndrrën e fëmijërisë të bëhet realitet dhe dua që ta përfaqësoj Shqipërinë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Kjo është pjesëmarrja e parë për ekipin e Shqipërisë, në Kampionatin Europian. Çfarë mendimi keni për këtë mundësi historike?
Ne nuk kemi shumë eksperiencë në këtë turne, por ne luajmë me pasion dhe me dëshirën për të fituar. Do të përpiqemi ta shijojmë çdo ndeshje, të fokusohemi tek forca jonë, siç kemi bërë deri tani, dhe të shpresojmë për më të mirën.
Kur i keni pasur fillesat me futbollin? Kur keni filluar të luani si futbollist profesionist?
Kam filluar të luaj që kur isha fëmijë. Kur mbusha 11 apo 12-vjeç, mu kërkua të luaj për FC Tosfeld, aty ku luajta për 1-2 vjet. Më pas, ekipe të tjera u interesuan për mua dhe më pas iu bashkova FC Winterthur. Kam kaluar rininë time tek ky ekip, e më pas kalova në ekipin e parë.
Çfarë këshille do ju jepje lojtarëve të rinj shqiptar?
Mos hiqni dorë nga ëndrrat, besoni në të dhe stërvituni fort për ta realizuar.
Cilat janë pritshmëritë dhe objektivat tuaja personale për Kampionatin Europian 2016 ?
Dua të mbështes kolegët e mi sa më mirë të jetë e mundur dhe do të bëj çdo gjë brenda mundësive të mia për suksesin e ekipit.
Kush është ekipi juaj i preferuar në ''Euro 2016'' ?
Gjermania ose Shqipëria
Ermir Lenjani
Lindur më: 5 Gusht 1989 (27 vjeç ) Gjilan, Kosovë
Gjatësia: 1,75 m
Pesha: 65 kg
Ekipi: Nantes
Roli: mbrojtës , mesfushor
Këmba e preferuar: e majta.