Shkencëtarët e Universitetit të Uashingtonit (SHBA) dhe Aaltos (Finlandë) kanë projektuar prototipin e parë të lenteve të kontaktit të kompjuterizuara me anë të të cilave është e mundur të shihen të rejat e informacioneve virtuale. Sistemi nuk është i rrezikshëm për sytë apo për organizmin dhe është testuar tek kafshët. Për momentin kjo lente përmban vetëm 1 pixel, por është treguar se është funksionale. Kjo mund të çojë në krijimin e lenteve të kontaktit që bëjnë të mundur leximin e e-mail-eve apo kontrollimin e parametrave mjekësorë si për shembull nivelin e glukozës. Kërkuesit kanë pranuar që rruga drejt kësaj shpikjeje është ende e gjatë, por kanë shtuar se kjo është një pikënisje e mirë.