Leonard Bombajt Akuza per perdhunimin e 15-vjecares Stresi i mori peng makinen per 2 dite

Leonard Bombajt: Akuza për përdhunimin e 15-vjeçares, Stresi i mori peng makinën për 2 ditë
Zbardhen detajet e historisë së “gjobë-vënies” ndaj regjisorit Leonard Bombaj, pas akuzave të bëra ndaj tij për përdhunimin e një të miture.Pas fillimit të hetimeve ndaj katër të akuzuarve për “gjobat”, mes të cilëve edhe Arkimed Lusha, reperi i njohur me emrin Stresi, Prokuroria për Krimet e Rënda ka administruar në dosje deklarimet e personave të përshirë në ngjarje. Aktet hetimore që i përmbanin ato, i janë përcjellë Prokurorisë për Krimet e Rënda, nga ana e Prokurorisë së Tiranës, që regjistroi fillimisht procedimin për veprën penale të “marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”. Referuar deklarimeve, e mitura 15-vjeçare pohon se është dhunuar seksualisht nga Leonard Bombaj. Vetë regjisori Bombaj mohon të ketë kryer marrëdhënie me të miturën, 15-vjeçaren B.D.(red). Ndërsa reperi Stresi ka deklaruar se, pasi është vënë në dijeni nga mikesha e tij, ka mundur të komunikojë me regjisorin. Por sipas Stresit, Leonard Bombaj i shmangej sqarimit të problemit. Gazeta “Panorama” publikon sot gjithë rrjedhën e ngjarjes, referuar materialeve të dosjes hetimore të Prokurorisë për Krimet e Rënda. Hetimet për ngjarjen në fjalë, e papublikuar deri dje, kanë nisur në shtator të vitit të kaluar. Pak ditë më parë, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda pranoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj Arkimed Lushës, Rolado Kurtit, Elis Bashës dhe Sebastian Ukcamajt. Sipas prokurorisë, ata akuzohen për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, në bashkëpunim. Më herët, Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda pati caktuar për ta “detyrim paraqitjeje”. Më poshtë paraqitet versioni i Prokurorisë për Krimet e Rënda, në lidhje me rrjedhën e ngjarjes që vuri katër të rinjtë nën akuzën e “gjobëvënies” ndaj regjisorit Bombaj.
HETIMET
Më datë 20.09.2010, Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë ka regjistruar procedimin penale nr.89 viti 2010, për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, në bashkëpunim, vepër penale e parashikuar si krim më dëm të shtetasit Leonard Bombaj, banues në qytetin e Tiranës. Procedimi penal nr. 89 viti 2010 është regjistruar mbi bazën e akteve të përcjella nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, akte që i referoheshin procedimit penal nr. 3554 viti 2010. Nga aktet e vëna në dispozicion nga Prokuroria e Tiranës provohej fakti se: Më datë 06.09.201, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbi bazë të materialeve të ardhura nga ana e Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr.3554, për veprën penale të “marrëdhënies seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç, parashikuar nga nenet 101/1 I K.Penal, pa autor. Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të këtij procedimi rezulton se me datë 04.09.2010 shtetasi Leonard Bombaj ka paraqitur një kallëzim penal ndaj shtetasit G.D. për kanosjen që i ka bërë ky i fundit atij. Konkretisht, shtetasi Leonard Bombaj është me banim në qytetin e Tiranës dhe në vitin 2003 ka krijuar qendrën artistike të fëmijëve “Sirea Film”, me seli në qytetin e Tiranës. Në këtë qendër është aktivizuar edhe shtetasja B.D.(emri është redaktuar) e cila njëkohësisht është vajza e G.D. Sipas kallëzuesit, shtetasit Leonard Bombaj, më datë 30.08.2010, bordi drejtues i qendrës ka vendosur përjashtimin e shtetases B.D. nga kjo qendër.
Këtë vendim shtetasi Leonard Bombaj do t’ia komunikonte shtetasit G.D. Pasi kanë biseduar në telefon, ku edhe kanë lënë një vendtakim, shtetasit Leonard Bombaj dhe G.D. janë takuar në prani të shtetases Xh.G., e cila është avokate e qendrës.
Në momentin që shtetasi Leonard Bombaj i ka komunikuar shtetasit G.D. vendimin e bordit drejtues për përjashtimin nga qendra të vajzës B.D., shtetasi G. ka filluar të kanosë me fjalë shtetasin Leonard Bombaj. Pas kësaj, shtetasi G.D. është larguar nga ai vend. Shtetasi Leonard Bombaj, duke e konsideruar se shtetasi G.D. e ka kanosur atë, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr.1 dhe ka bërë kallëzimin përkatës. Një ditë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi Leonard Bombaj, më datë 05.09.2010 në Komisariatin e Policisë Nr.1 është paraqitur shtetasja B.D., e cila në prani të xhaxhait të saj dhe psikologes ka paraqitur kallëzimin përkatës.
DEKLARIMET E 15-VJEÇARES
Nga kallëzimi i të dëmtuarës provohet fakti se:
Shtetasja B.D. është me banim në qytetin e Tiranës dhe është e datëlindjes 1995. Në kallëzimin e saj, shtetasja B.D., ndër të tjera pretendon se është aktivizuar në qendrën “Sirea Film” në moshën 8-vjeçare. Më pas, në moshën 10-vjeçare, për shkak të afrimitetit familjar të krijuar ndërmjet saj dhe shtetasit Leondard Bombaj, gjithnjë sipas kallëzueses, shtetasi Leondard Bombaj ka kryer kundër dëshirës së saj marrëdhënie seksuale. Konkretisht, një ditë shtetasja B.D. është ftuar nga ana e shtetasit Leondard Bombaj në banesën e këtij të fundit. Pasi kanë hyrë në banesën ku nuk ndodhej asnjeri, sipas kallëzueses, shtetasi Leonard Bombaj ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Gjithnjë sipas shtetases B.D., më pas, në muajin mars të vitit 2010 shtetasi Leonard Bombaj ka kryer përsëri marrëdhënie seksuale me dhunë me të në një nga hotelet në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan. Sipas shtetases B.D., shtetasi Leonard Bombaj ka kryer marrëdhënie seksuale me të me dhunë në datë 22.07.2010 në banesën e shtetasit Leonard. Në lidhje me marrëdhënien seksuale të kryer ndaj saj nga ana e shtetasit Leonard Bombaj, shtetësja B.D. ka vënë në dijeni shtetasin Arkimed Lusha (Stresi), me banim në qytetin e Tiranës, me të cilin ka lidhje shoqërore. Në bisedën e zhvilluar ndërmjet shtetasve B.D.. e Arkimed Lushaj, i pranishëm ka qenë edhe shtetasi Relado Kurti. Në fund të muajit korrik të vitit 2010, me kërkesë të shtetases B.D. është zhvilluar një takim ndërmjet saj dhe shtetasve Leonard Bombaj, Arkimed Lusha e Relado Kurti. Gjithnjë sipas shtetases B.D., në këtë takim shtetasi Leonard Bombaj ka pranuar në prani të personave të pranishëm kryerjen e marrëdhënieve seksuale me shtetasen B.D.
Gjithashtu, shtetësja B.D. pretendon se në muajin gusht të vitit 2010, në një takim në qytetin e Tiranës, shtetasi Leonard Bombaj, në prani të shtetasve Taulant Ç. e të tjerë kanë realizuar një video ku është regjistruar shtetësja B.D., duke thënë se nuk është e vërtetë që ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin Leonard Bombaj. Një gjë e tillë ka ndodhur pas insistimit të shtetasit Leonard Bombaj. Nga ana e Policisë Gjyqësore është këqyrur hotel “Bruklin”, që ndodhet në fashtin Mjullë-Bathore, komuna Farkë. Gjatë këqyrjes, ka rezultuar se ekziston përputhshmëri e vendndodhjes së dhomës me përshkrimin që i bën B.D.
DEKLARIMET E STRESIT
Në lidhje me pretendimet e shtetases B.D. janë pyetur shtetasit Relado Kurti e Arkimed Lusha, të cilët kanë lidhje shoqërore me këtë shtetase. Në deklarimet e tyre, shtetasit Relado Kurti e Arkimed Lushaj deklarojnë se kanë mësuar nga ana e shtetases B.D., se shtetasi Leonard Bombaj ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj dhe me dhunë. Pas kësaj, gjithnjë sipas shtetasve Relado Kurti e Arkimed Lusha, ndër të tjera deklarojnë se, pasi kanë mësuar këtë gjë nga ana e shtetases B.D. kanë mundur të komunikojnë me shtetasin Leonard Bombaj dhe, sipas tyre, Leonardi i shmanget sqarimit të problemit. Në bazë të akt- ekspertimit mjeko-ligjor nr.946, datë 06.09.2010, mbi ekzaminimin e shtetases B.D., ka rezultuar se kjo shtetase është e defloruar e vjetër (zhvirgjëruar) dhe se kjo shtetase ka arritur pjekurinë seksuale.
DEKLARIMET E BOMBAJT
Në lidhje me pretendimin e shtetases B.D. është pyetur shtetasi Leonard Bombaj. Ndër të tjera, shtetasi Leonard Bombaj deklaron se nuk është e vërtetë që të ketë kryer marrëdhënie me shtetasen B.D.. Gjithashtu, shtetasi Leonard Bombaj deklaron se më datë 22.07.2010, shtetësja B.D., e shoqëruar nga disa të njohur të saj, ka shkuar në banesën e tij, ku këta persona i kanë kërkuar shtetasit Leonard që të paguante një shumë prej 20 mijë eurosh në formë dëmshpërblimi për marrëdhënien seksuale që ka kryer ai me shtetasen B.D. Shtetasi Leonard Bombaj, i detyruar nga personat që shoqëroheshin me shtetasen B.D., po atë ditë, ka shkuar në një bankomat të bankës “Intesa San Paolo”, ku ka tërhequr një shumë prej 50 mijë lekësh, nga numri i llogarisë së tij. Nga banesa e shtetasit Leonard deri tek bankomati, tre prej shtetasve që kishin shkuar në banesën e tij të shoqëruar nga shtetësja B.D., kanë lëvizur me automjetin e shtetasit Leonard Bombaj me targë TR9485L. Pasi kanë tërhequr shumën e lekëve nga bankomati, tre personat, së bashku me shtetasin Leonard Bombaj, kanë shkuar sërish në banesën e shtetasit Leonard. Pasi e kanë lënë shtetasin Leonard aty, ata janë larguar me automjetin e këtij të fundit. Nga personat që kanë shkuar në banesë, shtetasi Leonard Bombaj ka mundur të identifikojë shtetasit Arkimed Lusha, Rolado Kurti, Elis Basha dhe Sebastjan Ukcamaj dhe një person tjetër i paidentifikuar, të thirrur Mersin. Gjithnjë sipas shtetasit Leonard Bombaj, me datë 23.07.2010, rreth orëve të paradrekës, I kanë shkuar në banesë shtetasit Sebastian Ukcamaj, Arkimed Lusha dhe Elis Basha, që është paraqitur si shef i Policisë Kriminale. Ata ishin me automjetin e shtetasit Leonard, që ia kishin marrë një ditë më parë. Këta persona i kanë kërkuar shtetasit Leonard që të shkonin së bashku tek Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor, me qëllim që të tërhiqnin certifikatën e pronësisë së automjetit. Pasi kanë mundur të sigurojnë këtë certifikatë, të gjithë këta persona kanë shkuar tek një noter, ku kanë nënshkruar një kontratë shitjeje të automjetit me targë TR9485L. Sipas shtetasit Leonard Bombaj, shtetasi Arkimed Lusha i ka thënë atij se duhet të paguante 5000 euro dhe pas pagimit të kësaj shume do t’i kthehej makina. Të nesërmen, shtetasi Leondard Bombaj ka komunikuar me shtetasin S.Lusha, i cili është i ati i Arkimed Lushës dhe e ka vënë në dijeni për ngjarjen. Dy ditë më pas, gjithnjë sipas shtetasit Leonard Bombaj, shtetasi S.Lusha i ka kthyer Bombajt automjetin me targa TR9485L.
Shtetasi Leonard Bombaj deklaron se shtetasi Elis Basha, i paraqitur si shef i Policisë Kriminale, i ka kërkuar atij një shumë prej 3 mijë eurosh, me qëllim që të mbyllte problemin me organet e drejtësisë, por një kërkesë e tillë nuk është pranuar nga ana e tij. Rezulton se shtetasit Leonard Bombaj nën dhunë psikike, duke e kanosur atë, i është kërkuar pagimi i shumës 20 mijë euro. Gjithashtu, në dhunë psikike, si dhe në kanosje, ka nënshkruar një kontratë shitblerjeje të automjetit në pronësi të tij, gjë kjo e kërkuar nga personat që kanë përfituar këtë pronë të shtetasit Bombaj. Krijohet dyshim i arsyeshëm, i bazuar në prova se personi nën hetim, Elis Basha, në bashkëpunim me shtetasin Arkimed Lusha, Sebastian Ikcamaj, Rolado Kurti, shtetasen B.D. dhe disa persona të tjerë të paidentifikuar, më datë 22.07.2010 kanë kryer veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes si dhe e dhunës për dhënien e pasurisë” në dëm të shtetasit Leonard Bombaj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama