Po e shkruaj kete reportazh, pasi isha ne Shkoder dy jave me pare dhe kerkova per muzeun e Marubeve. E gjeta ne nje ndertese te vjeter ne qender te qytetit, por eshte e veshtire ta gjesh, pasi eshte e rrethuar nga kazerma te vjetra komuniste, dhe eshte mjaft e nevojshme te pyesesh taksistet qe rrine perreth. Ne brendesi te 150 mije fotove, nuk jane ekspozuar me shume se 30. Rojet ishin dukshem te irrituar nga vizita jone. Nje grua qe nuk bente gje tjeter veç duke perseritur “dy euro” dhe me asnje kusht nuk pranonte para shqiptare. Pastaj na shikonte pas shpine sikur te ishim hajdute.
Ne mbremje ne nje nga dyqanet e librave te perdorur te Shkodres arritem te blinim dy albume me foto te italo-shqiptarit. Marubbi ishte nje artist dhe vizionar i madh. Emigroi ne nje vend ku askush nuk dinte te fotografonte. Ne nje vend qe per fotografine dinte mjaft pak. Shqiperia jetonte me kujtimet e se shkuares, mes mesjetes tribale otomane. I ardhuri nga Italia duhej t’iu dukej si ardhur nga e ardhmja; mes te tjerash ai solli me vete edhe teknologjine me moderne te fotove. Me pas i mjaftoi ta vendoste modernitetin perballe antikes dhe duke kalkuluar me precizion parametrat e drites e te kohes.
Mbi lastrat te mbuluara me argjend dukeshin figurat, te cilat do te ishin me te pershtatshme si piktura, nje variant i Rilindjes. Por ne Shqiperi nuk kishte art te pikturave te Rilindjes, por Pjeter Marubi beri qe Shqiperia te kishte nje art te tille. Sa te bukura jane keto figura te fund-shekullit te XIX! Burrat te veshur me veshje tradicionale te qepura me ar dhe argjend, te mbushur me arme, me pistoleta shtateqindeshe, me revolver arkaike, me karikatore, fisheke, etj. Pra gjithçka eshte burrerore, plot me krenari luftuese. Aq bukur duken keto fotografi, sa te duket se malesoret qe kane pozuar, kane kaluar ore te tera para nje pasqyre ne garderobe. Sepse pertej pushkeve, pistoletave, armeve te shumellojshme, malesoret kane veshur rrobat e tyre tradicionale qe jane te jashtezakonshme. Sa nganjehere ata duken si balerina me mustaqe.
Grate shqiptare kane me pak fat. Natyrisht jane te mbuluara me ar. Zinxhiret e kane prej ari e argjendi. Burrat e tyre nuk i lene pa unaza, pa rrathe, vathe veshi, nuk kursehen per te blere damask dhe mbi stofra te tjera te shtrenjta, por gjithe kete e bejne per te vene ne dukje pasurine e tyre, dhe jo per bukurine femerore. Feminizmi eshte i fshehur, i larget, i burgosur. Grate duken si fagote te privuara nga seksi. Burrat, perkundrazi, duken te forte, te ashper, pak te eger, luftetare, bejne nje impresion te kendshem.
Ne fotot e Marubit shikohet se si po lind realiteti i mediave. Fotografite bejne ende pjese ne boten e pikturave, por tashme paralajmerojne nje epoke te re. Njerezit ne foto jane te paraqitshem, serioze, te vetedijshem per situata te jashtezakonshme si krijimi i imazhit te bukur. Ne ate kohe, megjithate, ishin vetem me te pasurit ata qe ia lejonin vetes te benin fotografi. Pjesa tjeter e shikonte lojen si spektator. Shume nga keta “malesore te eger” qe jane te armatosur deri ne dhembe dhe te veshur ne nje menyre orientale, nuk jane gje tjeter, vetem djemte e qytetit qe kane veshur kostume te tilla. Pothuajse çdo dite ata veshin rroba perendimore, frekuentojne shkollat e Shkodres dhe mesojne gjuhen franceze. Kete e tregojne me se miri fytyra dhe duart delikate.
Ata qe ne fakt kane zbritur vertet nga malet per te bere nje fotografi per here te pare ne jeten e tyre, njihen, sepse jane me pushke antike, me grate qe jane te dekoruara ne menyre shume te pasur, jane vendosur ne mjediset ne skenografine artificiale te ateliese. E ndersa Garibaldit iu desh te arratisej nga Tangeri deri ne Amerike, Pjeter Marubi perfundoi ne Shqiperi duke zbuluar nje vend te ri, qe ne fakt eshte vendi me i lashte ne Evrope. Muzeun e gjeni ne rrugen Muhamet Gjollesha. Pyesnin taksistet.