Madje ata shkojnë më tej, kur thonë se specialistët e ministrisë së Arsimit, nuk e kanë hartuar vetë testin mbi këtë pjesë, por e kanë marrë të gatshëm nga një site amerikan që jep modele testesh për letërsinë. Edhe 200 maturantë të shkollës së mesme të përgjithshme "Themistokli Gërmenji" në Korçë, kanë organizuar për të njëjtën arsye një protestë duke kërkuar rishikimin nga ministria e Arsimit të skemës së vlerësimit të poezisë "Albatros". Pas kontestimeve të shumta nga ana e maturantëve për poezinë “Albatros”, ka reaguar edhe ministria e Arsimit dhe Shkencës. Në një njoftim për mediat, kjo ministri ka deklaruar se testi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, për Maturën Shtetërore 2012, bazohet tërësisht në programin orientues, të publikuar nga MASH, në janar 2012.