Letra e Napoleonit per Kremlinin shitet 187 mije euro

Letra e Napoleonit per Kremlinin shitet 187 mije euro
Një letër e rrallë me një kod të veçantë të Napoleon Bonapartit, që daton në vitin 1812, u shit dje në një ankand me çmimin 187 mijë euro, rreth 10 herë më shumë se çmimi i saj fillestar. Letra e koduar e Bonapartit i drejtohej ministrit të tij të Jashtëm, ku deklaronte qëllimet për të hedhur në erë Kremlinin. Kjo deklaratë 200-vjeçare e perandorit francez u shit bashkë me kopjen e deshifruar.

Drejtori i shtëpisë së ankandeve “Osenat”, Zhan Kristof Shatanjer, tha se: “Letra është shumë e rrallë, e shkruar me kode, si një lloj shërbimi sekret. Napoleoni ishte në Moskë, në një kohë shumë të vështirë për të. Qyteti ishte djegur e shkretuar. Cari kishte ikur. E kështu ai vendos të largohet nga Moska, por më parë jep urdhrin të hidhet në erë Kremlini”. Sipas Shatanjer, impakti më i madh ishte forca e fjalës së perandorit francez: “Është ora tre dhe do të hedh në erë Kremlinin”, niste letra e tij. Napoleoni, përpara se të largonte ushtrinë, shkatërroi muret dhe kullat e ndërtesës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama