A është Shqipëria një vend i sigurtë për shkatërrimin e armëve kimike? Kjo është një pyetje që duhet të shtrohet në një moment kur flitet për ardhjen e tonelatave me mbetje kimike nga Siria në vendin tonë për tu shkatërruar. Një pyetje që nuk lë shumë hapësirë për përgjigje pozitive pasi të lexosh një letërkëmbim mes ish-ambasadorit amerikan në Tiranë John Withers me Departamentin Amerikan të Shtetit. Letra e marrë nga kabllogramet e Wikileaks tregon hapur frikën e ambasadës amerikane për mbetjet kimike. Në mënyrë paradoksale tashmë janë amerikanët që po i kërkojnë Shqipërisë të bëhet mikëpritëse e mbetjeve akoma më të rrezikshme dhe në sasi të mëdha, kur vetëm ato që ne kemi aktualisht brenda vendit përbëjnë një rrezik të madh (sipas vetë ambasadës amerikane).
Letra e plotë e Withers për DASH-in
“Kjo është një kërkesë për veprim.
Rrjedhja e mbetjeve të rrezikshme nga kontenierët që janë lënë pas nga kontraktorët amerikanë, pas një programi të suksesshëm të eliminimit të agjentëve kimikë, ka sjellë sërish interesimin e Ministrisë së Mbrojtjes për ndihmë për ndërtimin e një objekti për magazimimin e këtyre mbetjeve të rrezikshme.
Sipas kimistit të Ministrisë së Mbrojtjes, Fadil Vucaj, i cili ishte kontakti i parë për programin e agjentëve kimikë, Shqipëria zotëron sasi të madhe të këtyre lëndëve të rrezikshme kimike, pjesa më e madhe e tyre në baza ushtarake, të cilat duhen spastruar. Shtojmë se shpërthimi i Gërdecit përhapi agjentë kimikë toksikë në një zonë të gjerë.
Pasi arsenali i pashpërthyer të pastrohet nga Gërdeci, pjesët e kontaminuara duhen zhvendosur. Edhe pse pastrimi i mjedisit nuk është priorotet, presioni për të pastruar zonën do të rritet, ndersa Shqipëria është në rrugën për anëtarësimin në BE. Qeveria shqiptare po pret ende një përgjigjje për kërkesën ndaj SHBA-së, që t’i ndihmojë për ndërtimin e një strukture për ruajtjen e mbetjeve të rrezikshme, të gjeneruara nga programi i eliminimit të agjentëve kimikë. Kur Shqipëria u bë vendi i parë në korrik të 2007-ës që eliminoi rezervat e saj të armëve kimike, pati një shqetësim të vogël për 30 konteinerët e mbetjeve të rrezikshme, që dilnin nga ky proces. Fillimisht, qeveria shqiptare ra dakord për të marrë përsipër përgjegjësinë për mbetjet. Megjithatë, më pas, agjencia zbatuese, DTRA (Agjencia e Mbrojtjes për Reduktimin e Rrezikut) pranoi që të paketonte mbetjet në konteinerë me veshje të dyfishtë kundër rrjedhjes, që do t’i mbanin mbetjet të sigurta për 20 vjet në strukturën e Qafë Mollës. Kjo do të lejonte kohën e mjaftueshmë për të ndërtuar një strukturë për mbetjet e rrezikshme, e cila do të ishte e aftë t’i përballonte ato.
Agjencia e Mbrojtjes për Reduktimin e Rrezikut mori paratë dhe u largua përpara se ta përfundonte punën dhe la pas disa konteinrë shtesë për mbetjet që do të menaxhoheshin nga shqiptarët. (Shënim: Në një letër të bardhë që i është dhënë ministrit të atëherëshëm të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, nga Drejtori i Anti-Narkotikëve, Anti- Përhapjes së shpejtë dhe Politikave të Kërcënimeve Globale, Kenneth Handelman, më 1 Shtator 2007, Agjencia e Mbrojtjes për Reduktimin e Rrezikut binte dakord për të shkurtuar dhe paketuar pajisjet që do të hiqte nga vendi, siç ishte planifikuar fillimisht. Agjencia e Mbrojtjes për Reduktimin e Rrezikut angazhohej gjithashtu që të paketonte të gjitha mbetjet që ngeleshin nga projekti dhe merrte përsipër se mbetjet e magazinuara do të ishin të sigurta për 20 vjet, siç thuhet në një dokument të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedisin dhe të Informacionit të Detajuar të Strukturës. Mediu pranoi që të mbajë mbetjet shtesë, por kërkoi ndihmë nga USG që të ndërtohet një strukturë për mbetjet e rrezikshme që do t’i magazinonte ato për një kohë të gjatë.
Edhe pse Agjencia e Mbrojtjes për Reduktimin e Rrezikut planifikoi të çmontonte strukturën dhe të bënte dorëzimet te GOA në vjeshtë të vitit 2007, testet zbuluan prova për ndotje me metale të rëndë i vendit ku ishte ndërtuar struktura. Agjencia e Mbrojtjes për Reduktimin e Rrezikut solli një ekspert mjedisor, një specialist nga Britania e Madhe, i cili u shpreh se problemi ishte më i rëndë nga sa mendohej fillimisht. Në shumë prej konteinerëve po rridhnin kripëra metalesh të rënda, fillimisht arsenik, plumb dhe mërkur. Veç kësaj, ato nuk ishin të papërshkueshëm nga uji dhe përderisa përbërësit e ndotur nuk ishin pastruar siç duhet përpara se të vendoseshin në konteinerë, kondensimi dhe rrjedhja po bënin që të shpërbëheshin disa prej lëndëve ndotëse dhe të rridhnin jashtë. Ekspertët mjedisorë u rikthye sërish në pranverë dhe parashikoi problemin e rrjedhjes. Kripërat e metaleve të rënda ishin vendosur në fuçi çeliku, të cilat nisën të gërryheshin shumë shpejt.
Ekspertët i transferuan kripërat në konteinerë të mëdhenj plastikë, të cilët nuk do të gërryheshin, dhe ato konteinerë do të futeshin në objekte të tjera. Ata do të pastrojnë gjithashtu pjesë të ndotura nga procesi teknik dhe do të magazinojnë materialet e ndotura në konteinerë plastikë gjithashtu. Ekspertët mjedisorë vlersuan se konteinerët plastikë të Agjencisë së Mbrojtjes për Reduktimin e Rrezikut shërbenin vetëm për pesë deri në 10 vjet për ruajtjen nga kontaminimi dhe jo 20 vjet siç pretendohej. Edhe pse në Qafë Mollë është një zonë e izoluar në një anë mali, që rrethohet nga tela me gjemba dhe e ruajtur nga forca ushtarake, ekziston mundësia e një katastrofe natyrore, që mund të shkaktohet nga ndonjë tërmet, apo zjarr në pyll. Nga kjo mund të derdhen jashtë mbetjet e rrezikshme.
Mbetjet në Qafë Molle janë një pjesë e vogël e lëndëve të rrezikshme në të gjithë vendin, pjesa më e madhe në bazat ushtarake. Ndërsa njerëzit kanë ndërtuar shtëpitë pranë bazave ushtarake, dhe në disa raste, janë strehuar brenda në këto baza, shumë prej tyre nuk e kuptojnë rrezikun që u kanoset.
Rrezik tjetër ekziston nga mbetjet industriale dhe spitalore, të cilat nuk janë trajtuar siç duhet dhe janë shpërndarë në të gjithë vendin. Pastaj është Gërdeci: Më 15 Mars, shpërthimi përhapi lëndë kimike toksike në shumë hektarë. Zona qendrore, e cila ka shtatë kratere të mëdhenj, tregon prova të ndotjes nga shumë përbërës të rresikshëm kimikë. Pasi arsenali i pashpërthyer të pastrohet nga sipërfaqja, nevojitet ndërtimi i një landfilli. Shqiptarët janë të pavetëdijshëm për rrezikun e këtyre materialeve dhe vëmendja e qeverisë dhe burimet e saj janë të përqendruara në një infrastrukturë të nevojshme për këtë. Komisioni Europian u përpoq të ndërtontë një strukturë të tillë për disa vjet nën programin CARDS, por banorët lokalë të zonës e bllokuan projektin e KE-së.