Levizjet e trajnereve/ Gazzetta dello Sport Ja pse nuk iken De Biazi

Lëvizjet e trajnerëve/ Gazzetta dello Sport: Ja pse nuk ikën De Biazi

Tani që "Euro 2016" është pas krahëve, mediat ndërkombëtare kanë bërë bilance rreth lëvizjeve të trajnerëve në ekipet që morën pjesë në turne.

Konte-dhe-De-Biazi kryesore

Gazeta më e madhe sportive në Itali "Gazzetta dello Sport", shkruan se një nga arsyet se përse De Biazi do të qëndrojë në stolin e Shqipërisë, është sfida që ai do të ketë në eliminatoret e Botërorit "Rusi 2018" ndaj "axurrëve".

E përditshmja citon edhe një pjesë të deklaratës së kryeministrit Edi Rama, në pritjen që iu rezervua kuqezinjtë pas eliminimit nga Europiani.

"Pasi humbi për pak kualifikimin e Shqipërinë për në fazën e 1/8-ave në Europian, Xhani De Biazit iu bënë publikisht elozhe nga kryeministri Rama: Nuk ikën, përkundrazi do të jetë rivali i Italisë në eliminatorët e Botërorit",-shkruan gazeta italiane.

Dy nga largimet më të bujshme të trajnerëve ishin Del Boske dhe Roi Hoxhson pas eliminimit të Spanjës dhe Anglisë.

Ndërsa Joakim Lëv është trajneri që sapo ka rinovuar me Gjermaninë deri në vitin 2018. Një tjetër largim është në stolin e Italisë. Antoni Konte shkon te Çelsi në Premier Ligë, por ikja e tij nga "axurrët" ishte paralajmëruar më parë dhe në vend të tij vjen Ventura.

Dëshamp është konfirmuar në stolin e "gjelave", ndërsa Ferndando Santos i gëzohet titullit të parë të fituar nga Portugalia.

Jordanesku dha dorëheqjen nga stoli i Rumanisë dhe në vend të tij shkoi gjermani, Chrisoph Daum. Ndërsa Republika Çeke, Ukraina dhe Rusia janë pa trajnerë.

Për sa i përket Zvicrës, Polonisë dhe Kroacisë, Petkoviç, Navalka dhe Cacic qëndrojnë, po ashtu edhe Koleman me Uellsin.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama