Lexim mbi gjemba i Simfonise se Fatit

Lexim mbi gjemba i Simfonise se Fatit
Simfonia e fatit, siç e ka quajtur vete Beethoveni Simfonine e Peste, simfonia e fatit qe troket tek porta, shton Qamil Gjyrezi, ishte dje ftese e lektorit te Psikologjise se Artit te Universitetit "Luigj Gurakuqi", per te folur mbi "Filozofine e Imaginarios". Pas disa takimeve ne shkolla te mesme per te diskutuar ne nje nivel me te thjeshtuar mbi "epistemologjine dhe psikologjine e muzikes", ku ne kete aspekt, Gjyrezi ka trajtuar terapine dhe psikologjine e muzikes se Prenk Jakoves, ai ishte dje ne Black Box te Akademise se Arteve perballe ish-pedagogeve te tij te konservatorit po edhe mesimdhenesve me te rinj, te cilet tek degjonin ne erresire dhe shihnin te projektuar ne ekran perkufizimet dhe nenvizimet e Gjyrezit, apo kur degjonin ndonje koment te tij pas ilustrimit muzikor nga Georgy Kurtag, nuk kuptohej qarte nese ishin brenda apo jashte teme, nese ishin per keto teori apo ndodheshin aty per kortezi, nese ishin ne gjendje te korrigjonin referuesin kur fliste per Saussure-in, Barthesin dhe teoriciene semiotike te fushes se muzikes, dhe qe duke i kapercyer ata perseriste se kemi te bejne me nje muzike qe duhet trajtuar si shenje, ne kete rast si nje element baze i nje gjuhe joverbale.

A ishte nje takim mes shkencetaresh te muzikes apo nje loje me shkencen?

Simfonia e 5-te e Beethovenit (1770-1827) u perfundua me 1807, nje nga me populloret e muzikes klasike te te gjitha koheve dhe nga te luajturat, u interpretua per here te pare ne Teatrin e Vjenes me 1808. Kompozitori po hynte ne periudhen e pare te shurdherise.
Gjyrezi i cili e ka kete veper pjese te studimit te tij ne Universitetin Ca' Foscari ne Venecia, thote se eshte nje veper tipike nga ato qe jane te hapura per debat.

Si nisi kjo historia juaj, studimi i psikologjise se muzikes?

Jap mesim ne Universitetin e Shkodres, psikologji dhe terapi arti ne Fakultetin e Psikologjise. Para dy vitesh ambasada italiane me ka dhene shansin te kryej studime ne Universitetin Ca' Foscari ne Venecia, ku studioj ne Fakultetin e Epistemologjise se dijes, ku ka figura te artit te studimeve epistemologjike teorike si Ivana Padovan dhe Umberto Galimberti.

Qellimi im te studimi i epistemologjise e imagjinares dhe per kete i jam drejtuar muzikes mbasi jam edhe muzikant. Perpjekjet e mia duan te vertetojne sinkronizimin e irreales qe eshte baza e artit.

Psikologjia e artit eshte fushe e re dhe natyrisht kerkon promovim me individe te fushes.Studimi i epistemologjise se muzikes, i teorise se saj, ben te mundur identifikimin imagjinar te artit, domethenien, shijen e tij. Kam studiuar trombe ne Akademine e Arteve me 1982 dhe me pas gjermanistike. eshte pikerisht bashkimi i studimeve te linguistikes, gjermanistikes se bashku me muziken qe me japin shansin per te studiuar semiotiken e muzikes dhe psikologjine.

Pse Simfonia e Peste?

Si fillim dua te them se tentativa per t'i dhene "kuptim" muzikes, fillon me manifestin futurist te Pratelles, 1910, i cili kritikoi ashper muziken italiane te kohes, vleresonte eagner-in dhe vazhdon me shume studiues te semiotikes se muzikes siç jane: Kofi Agaeu, (teoria baze, analiza shenkeriane), Robert Hatten (ne temat, gjesteve), Raymond Monelle (ne temat e kuptimit muzikor), Jean-Jacques Nattiez (ne analizen introverte, taksomanike dhe aplikimet etno-muzikologjike), Anthony Newkomb (ne tregimtari), Tarasti (i konsideruar si krijuesi i semiotikes se muzikes). Barthesi, vete nje semiotik, gjuhetar dhe nje pianist i afte, amator, nuk e vleresoi muziken qe te ishte nje sistem semiotik.

Duke iu drejtuar semiotikes se muzikes e cila eshte studimi gjuhesor i muzikes, ndeshesh me shume pjese muzikore te etapave te caktuara, por Beethoveni eshte tipik semiotik, simbolik.

Simfonia e fatit: si mund te thuhet me gjuhen e semiotikes ky motiv i Simfonise se Beethovenit?

Thote nje fjale: "Njeriu mendon dhe zoti vendos". Ne kete koncept natyra e fatit eshte parapsikologjike, eshte edhe introverte. Gjithsecili objekt dhe subjekt ka fatin e tij. Beethoveni vete ka thene diçka duke e konsideruar si simfonia e fatit, por tashme jemi ne qe i japim kuptim kesaj thenie te Beethovenit, duke e materializuar gjuhen jo verbale te muzikes dhe duke e dhene linguistikisht fatin njerezor. Eshte tipike gjuha qe Beethoveni e ka dhene me tri nota. Kjo eshte forca e mendjes se tij, eshte arti i tij futurist, mendor i cili e pershkruan fatin njerezor me mire se çdo gjuhetar dhe shkrimtar. Mua me intereson te shoh si Ludwig van Beethoveni e ka konsideruar fatin njerezor ne pavetedijen e tij duke e nxjerre ne vetedije. Qellimi nuk eshte ta degjojme simfonine ne planin e muzikologjise se zhvillimit, harmonik, polifonik, kromatik, por ne planin psikologjik dhe gjuhesor. Simfonine e Peste eshte nje veper qe ndihmon per te kuptuar natyren e shenjave dhe natyren jo verbale te muzikes.

Cili eshte thelbi i filozofise se imaginarios?

Muzika eshte e lidhur me imagjinarion, imagjinimin. Ajo ka vlera komunikuese, simbolike, metaforike dhe pa dyshim semiotike. Imagjinario i jep nje kuptim tjeter muzikes, duke kthyer ne nje gjuhe joverbale, me aftesi shprehese dhe konceptuale si gjuha e folur. Saussure-i dhe semiotika, shkenca qe studion shenjat, i sheh ne nje lidhje natyrale mendimin dhe zerin, ndijimin dhe tingullin. Keshtu studiuesit mund ta rimarrin semiotiken e muzikes ose muziken si gjuhe joverbale. Procesi krijues ka ne bazen e tij imagjinaten njerezore, e cila luan nje rol te madh edhe ne artin muzikor dhe eshte baza per studimin e semiotikes se muzikes.

Jeni ne nje shteg pionier per studimet muzikore ne Shqiperi?

Natyrisht nje shteg pionier edhe ky prezantim ne Akademine e Arteve. Por rruga ka nisur ne disa shkolla te mesme, ne licete artistik, ne nje menyre tjeter debati. Sot ishte nje tentative per te diskutuar diçka me opinionin publik. Kjo eshte me mire se te ulesh e te shkruash me qindra rreshta.

Kur mbaron ky studim?

Studimi vazhdon ne Universitetin Ca'Focari. Brenda tri viteve mendoj qe ta perfundoj. Kjo eshte faza empirike e studimit. Aktualisht vazhdoj ne Universitetin "Luigj Gurakuqi". Per njohjen e psikologjise se artit dhe gjuheve joverbale, kete vit do te hapim ne Shkoder Masterin e Gjuheve Joverbale ne bashkepunim me Universitetin Ca' Foscari.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama