Nxënësi me iniciale Gj.M 17-vjeç është konfliktuar gjatë orës së mësimit me mësuesin 55-vjeçar me inicialet N.G pasi kishte tentuar ta nxirrte jashtë klasës me argumentin se i ka prishur orën e mësimit.
Kaq ka mjaftuar që debati të “ndizet” edhe më tej, kur nxënësi ka marrë një shkop dhe ka goditur mesuesin duke i shkaktuar fraktura në kokë. Mësuesi është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës ku pasi ka marrë ndihmën e parë ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Kanë qenë nxënësit të cilët kanë sinjalizuar policinë në lidhje me ngjarjen, ndërsa 17-vjeçari u arrestua në tentativë për t’u larguar nga shkolla. Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Lezhës dyshohet që i riu të ketë pasur problema mendore. Ndërsa 55-vjeçari punonte prej 35 vitesh si mësues dhe në asnjë rast të mëparshëm nuk ka qenë objekt i problemeve më nxënës të tijë.