Lezhe zbulohet nje kishe e shek. te 5-te

Lezhe, zbulohet nje kishe e shek. te 5-te

Një kishë paleokristiane e cila i përket shekullit të 5-të, u zbulua sot nga arkeologët, në fshatin Mërqi të Komunës Kallmet, në Lezhë.  Kisha i përket stilit bizantin të shekullit të 5-të, dhe mbart një rëndësi shumë të madhe për trashëgiminë kulturore të vendit.  Objekti është pikasur fillimisht nga disa banorë të zonës, të cilët më pas kanë njoftuar arkeologët për të parë nga afër objektin.

Nga gërmimet e kryera janë zbuluar dhe strukturat murale ku ka dalë në pah planimetria e plotë e kishës, dhe në thellësinë 1.20 metër është gjetur dyshemeja e kishës që përbëhet  nga tullat. Materiali që është përdorur për të ndërtuar këtë objekt përbëhet nga gurë gëlqerorë të gërshetuar me tulla dhe gurë shtufi.

Aktualisht procesi i gërmimeve arkeologjike është ndërprerë për shkak të mungesës së fondeve. Me sigurimin e fondeve do rinisin sërish gërmimet, ku pritet që të dalin në dritë objekte mjaft interesante.

Ky zbulim është konsideruar si më i rëndësishmi që është zbuluar gjatë viteve të fundit, ndërsa kjo zonë tashmë do të marrë një vëmendje të veçantë nga shteti, përsa i përket vlerave që mbart kjo kishë.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama