Liber per Coco Chanel Legjenda dhe Jeta

Liber per Coco Chanel 'Legjenda dhe Jeta'
Coco Chanel ishte një nga emrat më të mëdhenj të të gjitha kohërave në modën franceze. Ajo vdiq në vitin 1971 në moshën 87-vjeçare. Jeta e saj e ngjashme me një përrallë, ka frymëzuar filma dhe ekranizime të ndryshme. Shkrimtarja e modës Xhastin Pikardie ka shkruar librin “Coco Chanel: legjenda dhe jeta”, libri i fundit për stilisten e famshme. Pikardie thotë se ajo kishte aftësinë që të kthehej në një njeri të thjeshtë. “Ajo ishte shumë kontradiktore, kishte periudha që ishte shumë e palumtur dhe shumë e vetmuar. Ka patur edhe periudha të mbushura me gëzim dhe argëtim në jetën e saj. Por, mendoj se braktisja që nisi që me të jatin kthehej herë pas here.

Dhe në fund të jetës, ndonëse kishte miq të afërt, ajo vdiq vetëm”. Pikardi hedh dritë në bashkëpunimin që Chanel pati gjatë Luftës së Dytë Botërore me pushtuesit gjermanë në Paris. “Ajo u lidh me një gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore në Paris. Ai ishte agjent i dyfisht që punote edhe për britanikët edhe për gjermanët”. “Pati njerëz të mrekullueshëm që ndihmuan, por pati edhe bashkëpunëtor me nazizmin dhe është e qartë se Coco Channel ishte bashkëpunëtore.

Por, vet kompania e saj për 40 vjet është drejtuar nga një familje hebreje... Nuk mendoj se ky fakt ka ndikuar tek njerëzit”. Por, kjo u përdor kundër Chanelit kur ajo u rikthye në Paris në vitin 1954, nga azili i vetvendosur prej saj- thotë Pikard. Në vite 1950-60 Chanel ishte në krye të modës. Ajo vishte këdo, nga Brixhid Bardo, Jane Fonda, Elizabeth Taylor dhe Merlin Monroe. Tek ajo vishej edhe Xheki Kenedi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama