Libri më i vjetër në Europë, Ungjilli i Shën Cuberto, u ble nga Biblioteka Britanike në Londër, ku qëndronte në formë huaje që nga viti 1979. Çmimi që u pagua nga anglezët për librin në fjalë është për 9 milionë paund ose afërsisht 11 milionë euro. Bëhet fjalë për një dorëshkrim të shekullit të shtatë, një kopje e Ungjillit të Shën Gjonit, i cili ishte varrosur së bashku në San Cuberto rreth vitit 698 në Lindisfarne, një ishull i vogël që shtrihet në bregdetin verilindor të Anglisë, që është gjithashtu një qendër pelegrinazhi për shkak të një manastiri shumë të vjetër që i përket shekullit të 7. Më pas ai u gjet në vitin 1104, në Durham, qytet në verilindje të Anglisë. Në këtë vend librin e kishin fshehur pas funeralit të shenjtorit anglez për t’i shpëtuar bastisje nga vikingët.