Është pikërisht edhe kjo pika kryesore e mosperputhjes midis islamit dhe krishtërimit. Për këta të fundit, Jesusi është biri i vetëm i perëndisë dhe i dërguari i fundit i Zotit në Tokë. Për muslimanët, Krishti, ose Isai, është një ndër pesë profetët më të rëndësishëm dhe i fundit i dërguar ka qenë Profeti Muhamed, i cili solli edhe Kuranin, që mbetet i pandryshuar deri në ditët e sotme. Sipas shtypit iranian, libri hedh poshtë pretendimet e të krishterëve, që nuk e njohin Muhamedin dhe tregon përfundimisht, me fjalë të shenjta dhe jo argumente njerëzore, se është islami feja që të gjithë duhet të ndjekin.
I shkruar në sirianik, një dialekt i aramikes, Ungjilli i Barnabës parashikon deri ardhjen e Profetit në Tokë, ndonëse diçka e tillë ndodhi rreth 150-200 vjet më pas (Profeti Muhamed lindi në 570 pas Lindjes së Krishtit dhe ndërroi jetë në 632). Aktualisht, libri i çmuar është dërguar për studim në Turqi, ku është arritur në përfundimin se ai mund të jetë shkruar nga dora e vetë Barnabës, një pasardhës i Krishtit.