Libri shqip manifestimi i radhes ne Ulqin

Libri shqip, manifestimi i radhes ne Ulqin
Mbremja e sotme do te jete vetem per akademikun Rexhep Qosja, i cili eshte nje nder te ftuarit speciale te ketij panairi ne qytetin e vogel, por qe cdo dite e me shume po merr peshe, duke u shnderruar ne nje prej veprimtarive tradicionale te rendesishme ne hapesiren shqipfolese. Pjesemarres ne kete edicion te tete te panairit jane me se 60 shtepi botuese nga hapesira shqiptare dhe do te ekspozohen me se 6000 tituj librash. Por nese akademikut Rexhep Qosja sonte i eshte rezervuar nje vemendje jo e vogel, nje tjeter i ftuar special eshte akademiku kroat me origjine shqiptare, ilirologu Aleksander Stipcevic. Si edhe nje prej emrave me te njohur te krijimtarise ne Mal te Zi, Pavle Goranovic, shkrimtar romancier, kritik e eseist. Numerohen me se 500 tituj te rinj librash ne stendat e ketij panairi. E duke qene ne nje stine te nxehte, kryesojne titujt e rinj te letersise artistike, autore shqiptare e te huaj por pa lene aspak menjane histori, botime enciklopedike, letersi per femije, fjalore e metoda per mesimin e shqipes dhe te gjuheve te huaja, libra utilitare per profesione te ndryshme, albume e kataloge gjithfaresh, do te pershfaqen ne kete ngjarje tradicionale te librit shqip.

Gjithcka eshte realizuar mbi baze te nje vendimi te grupit institucional te punes, perfaqesuar nga ministri i te Drejtave te Njeriut dhe Pakicave ne Malin e Zi, Fuad Nimani, kryetarit te Komunes se Ulqinit, Gezim Hajdinaga dhe kryetarit te Shoqates se Botuesve te Shqiperise, Fatmir Toci, te cilet caktuan datat 25-30 korrik si periudhen me te pershtatshme per organizimin e festes se librit per ulqinaket dhe pushuesit e shumte. Ulqini, i mbipopulluar si asnje vit tjeter ne 16 vitet e fundit, do te prese si cdo vit shkrimtare, botues, lexues te shumte, akademike e te ftuar, madje edhe politikanet e rangjeve me te larta. Mbeshtetur si cdo vit nga Ministria e te Drejtave dhe e Pakicave Kombetare e Malit te Zi, dhe nen kujdesin e drejtperdrejte te kryetarit te Komunes se Ulqinit, Gezim Hajdinaga, panairi i sivjetshem eshte i teti radhazi qe organizohet ne kete qytet dhe do te kete ngjyrat e nje veprimtarie nderkombetare rajonale, edhe pse do te jete libri shqip dhe botuesit shqiptare ata qe do te dominojne. Vec librave nga Shqiperia, Kosova e Maqedonia, do te ekspozohen libra e do te marrin pjese botues edhe nga Mali i Zi, Bosnja e pakicat e tjera kombetare te kesaj republike. Eshte tradite e panairit te librit ne Ulqin qe te kete ne cdo edicion te ftuar te vecante, personalitete nga fusha e kultures, akademike, administrata shteterore apo politika. Ne vitet e kaluara shiritin e inaugurimit te kesaj veprimtarie e kane prere personalitete te tilla si Dritero Agolli, Ismail Kadare, Fatos Arapi, Fatos Kongoli, Ali Podrimja, Jevren Brkoviq, Luan Starova, Sreten Asanoviq, ministrat e Kultures te Shqiperise e te Malit te Zi, akademike e parlamentare te te dy vendeve, si dhe ish-presidenti i Shqiperise, Rexhep Meidani. Para tre vitesh, ne vitin jubilar te 5-vjetorit te ketij panairi, shiritin e prene Presidenti i atehershem i Shqiperise, Alfred Moisiu dhe Filipoviq i Malit te Zi.

Nga : Gazeta Koha Jone

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama