Licenca e dyte 3G AKEP Fituese AMC

Licenca e dyte 3G, AKEP: Fituese, AMC
Licenca e dyte 3G eshte fituar nga kompania celulare, AMC. Lajmi eshte dhene nga kreu i AKEP, Pirro Xhixho, sipas te cilit kjo kompani ofroi shifren me te larte ne tender, duke dhene 15.9 milionë euro. Oferta e dyte pas saj ishte ajo e Eagle Mobile me 12.9 milionë euro, nderkohe qe  komponia celulare Plus nuk mori pjesë ne gare. Gara per kete licence u hap ne muajin qershor te ketij viti, ku u percaktua si cmimi dysheme 12.5 milionë euro. Sa per kushtet ligjore e teknike gara percaktonte te njejtat me ato të garës për licencën e parë 3G.

Licenca e dyte 3G, sot gara e kompanive

Sot pritet të zhvillohet gara për licencën e dytë 3G, që do të jepet nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Në garë pritet të jenë vetëm tri kompani të telefonisë celulare, sepse njëra prej tyre tashmë e disponon një licencë 3G, të marrë rreth një vit më parë. Nga ana e AKEP prej muajsh u bë i ditur ofrimi i një licence të dytë për shërbimin 3G për kompanitë celulare, duke vënë në dispozicion edhe informacionin e nevojshëm lidhur me dokumentacionin dhe ofertat. Pritet që sot tri kompanitë celulare në treg, veç njërës prej tyre që disponon një licencë 3G, të bëjnë publike ofertat e tyre gjatë tenderit që do të zhvillohet në orën 10:00 pranë AKEP. Është me dyshim pjesëmarrja e të tri kompanive celulare në vend në këtë tender, pasi më herët ato kanë shprehur pakënaqësi lidhur me çmimin minimal që ka lënë AKEP në fuqi për licencën e dytë.

Ky çmim është i njëjtë sa në tenderin për licencën e parë, një shifër prej 12.5 milionë eurosh. Kompanitë duhet të bëjnë një ofertë më të lartë sesa kjo, që të fitojnë të drejtën për 3G-në e dytë. Vlerësimi në tender bëhet nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, i cili zbaton sistemin e pikëve, të cilat marrin parasysh çmimin e ofertës, që përfshin 90 pikë dhe kohën e mbulimit me shërbim në shkallë gjeografike, që përfshin 10 pikë. Ndërkaq, oferta që bëhet nga kompania duhet të jetë e plotë me kriteret profesionale, aftësitë teknike dhe gjendjen ekonomike e financiare të ofertuesit. Tenderi i parë i zhvilluar për këtë licencë nxori fituese kompaninë që bëri një ofertë, që ishte më shumë sesa dyfishi i çmimit minimal, një ofertë prej 31.4 milionë eurosh.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama