Lideret me te zote me fytyra asimetrike

Lideret me te zote, me fytyra asimetrike
Psikologët në universitetin “Ashton” të Birmingemit, pohojnë se njerëzit që nuk kanë simetri trupore përbëjnë liderët më efektivë. Pamja “e pafat” që ka lidhje me simetrinë, i detyron njerëzit të zhvillojnë aftësi sociale që mund të motivojnë dhe frymëzojnë të tjerët, sipas studimit. Shumë liderë të suksesshëm në politikë dhe biznes janë me tipare të parregullta. Lideri i studimit, Dr. Karl Senior, tha se Uinston Çërçill ishte një lider i madh, por edhe asimetrik. Shembuj të tjerë përfshijnë edhe ish-presidentin amerikan, Abraham Linkoln, apo mbretin Henri VII. Në studimin e lartpërmendur janë përfshirë 80 vullnetarë për matjet e anës së majtë dhe të djathtë dhe më pas ata janë testuar për aftësitë e tyre. Në një tjetër studim u përfshinë 42 studentë nga universiteti. Rezultati ishte i njëjtë, ka një lidhje të fortë mes lidershipit dhe asimetrisë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama