Lidhja ideale? Me njeriun qe ka vesh muzike…

Lidhja ideale? Me njeriun qe ka vesh muzike…
Te kesh vesh muzike mund te jete nje avantazh i vertete ne nje lidhje, pasi njerezit e ketij lloji jane ne gjendje te degjojne me kujdes te tjeret, te deshifrojne domethenien e fjaleve dhe te gjendjes shpirterore, duke u bazuar ne tonin e zerit. Kete e ben te ditur nje studim i koheve te fundit, i publikuar ne revisten “European Journal of Neuroscience”.

Kerkuesit e Northwestern University ne Illinois kane kryer nje eksperiment me rreth 30 vullnetare te grupmoshave 19-35 vjec. Pasi vendosen ne koken e tyre elektroda, ata shfaqen nje film me gjuhe te huaj, duke kerkuar t’i shperqendronin, ndersa ne kufje degjonin te qarat e nje femije.

Fale ketij eksperimenti eshte monitoruar aktiviteti nervor akustik. Njerezit me vesh muzike kane reaguar me shpejt se ata qe nuk kishin vesh muzike, duke u treguar me te ndjeshem.  

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama