Lidhje e merzitshme? Hidhini pak piper!
- Botuar: 16 vite më parë
- Shkruar nga:
Nuk ka asgje te jashtezakonshme qe rutina ta bej nje lidhje te merzitshme. Ja dhe strategjia per te luftuar merzitin.
E para: vishni kompletin tuaj sexy te stilit Lara Croft.
Se dyti: armatosuni deri ne dhemb me pasion
Se treti: lokalizoni armikun. ja ku eshte,i fshehur ne divan, pas ekranit te televizorit. ja dhe merzitja qe eshte e fshehur ne cdo cep te dhomes... Te dashura luftetare impenjohuni ne luften per mbijetese, provoni Tom Rider ne kerkim te zjarrit te pasionit, te asaj flake qe digjet por nuk konsumohet. Duhet te sakrifikohemi per idealin! Dhe ne kete rast nuk eshte nje sakrifice kaq e keqe duke marre parasysh qe eshte per te zdukur rutinen qe ne rrjedhen e viteve kap cdo lidhje ne cift. Jeni te gatshme per te leshuar bombat tuaja sexy?! Nese e keni kuptuar qe merzitja po mberthen te perditshmen, eshte zyrtarisht rasti per te shpallur lufte, duke luftuar me dinakeri, zgjuarsi dhe fantazi: sepse merzitja eshte nje armik qe fiton terren vetem nese ju ia lejoni! Por ne nuk do tia lejojme!
Keshtu pra nqs jeni duke jetuar nje lidhje serioze dhe doni te investoni te ardhmen tuaj, eshte e nevojshme qe ta mbajme gjithmone te gjalle dhe elektrizuese lidhjen. Nese e keni kuptuar qe flaka e pasionit eshte duke u shuar, mos u dorezoni, ka akoma kohe per te bere riparime. Strategjite kunder merzitjes jane te vlefshme si ne rastin kur ajo ka avancuar ashtu edhe per ta parandaluar ate.
Dy jane pikat me kryesore; mos ndaloni kurre se joshuri njeri-tjetrin dhe te vazhdoni ta surprizoni njeri-tjetrin. Keshtu , ne rradhe te pare kini gjithmone kujdes per lukun tuaj. mbi te gjitha nqs jetoni bashke duhet qe te jeni gjithmone te deshirueshme. qe nuk do te thote se duhet te levizni neper shtepi me nje pale Jimy Choo dhe me nje minifund. mund te jesh komode dhe provokuesene te njeten kohe; nje robdesham per shembull eshte shume komod per te levizur, por tmerresisht sexy nese e vishni nderkohe qe jeni duke gatuar darken! Eshte dimer dhe ben ftohte? Ok per tutat e shtepise por nxirrni pak ndonje pjese te lekures; nje dekolte ose shpatullat jashe jane te mjaftueshme per te terhequr vemendjen.
Ne rastin e nje bashkejetese: transformoni cdo dhome ne nje vend joshjeje. Duke filluar qe nga kuzhina: ta marresh nje burre per fyti eshte me te vertete efikase. Kuzhina mund te shnderrohet ne nje vend erotik ashtu si dhe dhoma e gjumit. Pergatisni ushqimet e tij te preferuara por duke i shtuar pak piper; duke ngrene me gishte dhe duke hedhur veshtrime provokuese. Ose duke e ushqyer ose duke ngrene nga e njejta luge: cdo gjest te vogel kthejeni ne nje loje seksuale. Edhe banjoja ofron shume caste elektrizuese: lereni deren hapur nderkohe qe beni dush, bejini gati vasken dhe kerkojini qe ti shkumoni kurrizin. Gjithsecili nga keto gjeste eshte nje element elektrizues per ambjentin dhe per rutinen. Per vec pjese erotike mundohuni te beni gjera qe si keni bere me pare!
IkubInfo