Përgjatë jetës sonë, jemi të përfshirë në marrëdhënie dhe lidhje të llojeve nga më të ndryshmet. Kemi miqësi, lidhje që kanë të bëjnë me studimet, punën, lidhje familjare e shpesh edhe lidhje që nuk mund të përfshihen në ndonjë kategori të caktuar. Secila nga këto situata përmban potencial ta pasurimit tonë, duke na i rritur ndjenjat e vetëvlerës, gëzimit dhe të zhvillimit. Këto janë marrëdhënie/lidhje të shëndosha.
Në anën tjetër, mund të gjendemi në situata të atilla që na bëjnë të ndihemi jo rehatshëm. Mund të jetë vështirë ta kuptojmë se i dashuri/e dashura, miku, kolegu ose anëtari i familjes nuk është duke na trajtuar me respektin që e meritojmë. Mbani mend se në të gjitha llojet e lidhjeve, ka të ngjarë të ketë pak mosmarrëveshje, nevojë për kompromis dhe kohëra të tensionimit. Këto, vetëm, nuk do të thotë që e bëjnë lidhjen jo të shëndoshë. Në vijim janë disa gjëra rreth të cilave duhet menduar gjatë shqyrtimit nëse një lidhje është e shëndoshë ose jo:
Në një lidhje të shëndoshë, ju:
• E trajtoni njëri-tjetrin me respekt
• Ndihen të sigurtë dhe rehatshëm
• Nuk jeni të dhunshëm ndaj njëri-tjetrit
• Mund t’i zgjidhni konfliktet në mënyrë të kënaqshme
• Kënaqeni duke e kaluar kohën së bashku
• E përkrahni njëri-tjetrin
• Interesoheni për jetën e njëri-tjetrit: për shëndetin, familjen, punën, etj.
• Keni intimitet në lidhje
• Mund t’i besoni njëri-tjetrit
• Jeni seksual sipas zgjedhjes personale
• Komunikoni qartazi dhe haptazi
• Shkëmbeni letra, telefonata dhe e-maila që janë tuajat
• I inkurajoni miqësitë tjera
• Nëse lidhja është intime, jeni të sinqertë për aktivitetin seksual të së kaluarës dhe të së tashmes
• Keni më shumë kohëra të mira sesa të këqija
Në një lidhje jo të shëndoshë, njëri prej jush ose që të dy:
• Mundoheni ta kontrolloni ose të manipuloni me njëri-tjetrin
• E bëni njërin prej jush të ndihet keq për vetveten
• E përqeshni ose e thërrisni me emra nënçmues tjetrin
• Urdhëroni si të vishet tjetri
• Nuk ofroni kohë për njëri-tjetrin
• I kritikoni miqtë e tjetrit
• Keni frikë nga zemërimi i tjetrit
• E dekurajoni tjetrin që të jetë i afërt me këdo tjetër
• E injoroni tjetrin është duke folur
• Jeni për së tepërmi posesiv ose bëheni xheloz kur sjelljet janë të zakonshme
• I kritikoni ose i përkrahni të tjerët që ju bëjnë kritika në lidhje me: gjininë, racën, përkatësinë etnike, orientimin seksual, religjionin, paaftësinë ose ndonjë veçori tjetër tuaj personale
• I kontrolloni paratë dhe mjetet e tjetrit
• I lëndoni ose kërcënoni se do t’i lëndoni fëmijët, familjen, kafshët e shtëpisë ose objektet që kanë vlerë për ju
• E shtyni, e rrëmbeni, e godisni, e grushtoni tjetrin ose e gjuani me objekte
• Përdorni forcë fizike ose kërcënime në mënyrë që ta bëni tjetrin që të mos ju lë
Nganjëherë nuk është lehtë të vendoset nëse një lidhje e mundimshme do të duhej të mbahej ashtu si është, të përpunohej ose të ndërpritej para se të keqësohet ajo edhe më shumë. Një gjë që duhet gjurmuar është të shikohet nëse lidhja është shumë më ndryshe se që ka qenë ndonjëherë përpara. A ka diçka stresuese që është duke ndodhur në jetën tuaj dhe që ka gjasë të ndikojë në mënyrën si jeni duke ndërvepruar me njëri-tjetrin? Ndoshta keni mungesë të parave, e keni ndërruar vendbanimin, jeni duke kërkuar punë ose jeni duke u marrë me rrethana të vështira familjare, ose jeni në ndonjë fazë tjetër kalimtare. Ndoshta ka edhe probleme më të hershme që asnjëherë nuk janë zgjidhur dhe që tani përsëri kanë dalë në sipërfaqe. Çka është duke ju bezdisur në veçanti dhe çka kishit pasur dëshirë të ndryshohet? Bisedoni për këto tema me njëri-tjetrin, si një mik, mësues ose këshilltar. Mendoni çka secili prej jush do të mund të bënte në mënyrë që ta bënte tjetrin të ndihet më rehatshëm në lidhje.
Nëse partneri, miku ose kolegu juaj është duke ju lënduar qoftë juve ose të dashurit tuaj në mënyrë fizike, emocionale ose seksuale, atëherë është koha të kërkoni ndihmë. Nëse ai/ajo është duke i inkurajuar sjelljet lënduese, siç është përdorimi i pakontrolluar i alkoolit ose i drogave tjera, seksi i pambrojtur, ose është duke bërë veprime tjera që ju bëjnë të ndiheni keq, është e drejtë e juaja të dilni nga ajo lidhje. Shumë gjëra do t’ju ndihmonin në këtë drejtim. Ndoshta gjëja më e rëndësishme që do të duhej ta bënit do të ishte besimi në instinktet tuaja dhe njerëzit që i keni përreth dhe në të cilët keni besim dhe i çmoni. Secili prej nesh e meriton të ndihet sigurt, i çmuar dhe i përkujdesur. Mbani mend se një prej shenjave më të sigurta që një lidhje e bën të shëndoshë është se që të dy personat e përfshirë në lidhje ndihen mirë për vetveten. Veç kësaj, duke e trajtuar veten me respekt dhe duke besuar në të drejtën tuaj për trajtim të mirë, ju jeni duke i ndërmarrë hapat e rëndësishëm drejt zhvillimit në të ardhmen të lidhjeve të barabarta dhe reciprokisht përmbushëse.
/CdoDite/