Lidhjet pasionante ne ambientet e punes

Lidhjet pasionante ne ambientet e punes
Nje studim anglez tregon se 6 ne 10 punonjes kane flirtuar te pakten nje here ne vendin e punes

Dashuria gjate oreve te punes, nuk mund te shmanget: eshte nje shikim ne ashensor, ose ne korridor; nje buzeqeshje “miqesore” mes kolegesh; nje afrim gjate rruges per te pire nje kafe. Perpiqesh ta perzesh, por ajo shfaqet serish. Sipas eksperteve, nuk ka se si te jete ndryshe. Nese verehen shenjat e para prane tryezes se punes, ne tualet, ashensor apo zyre, te jeni te sigurt se diçka po ndodh. Pra, nese shenjat e lartpermendura ngjasojne me tuajat, atehere te jeni te sigurt se edhe ju keni rene ne “gracken” e dashurise. Por mos u shqetesoni. Sot, tabuja e “dashuriçkave” ne  zyre (por edhe ne vende te tjera pune, si biblioteke, restorante apo hotele) eshte venitur. “Intimacy”, nje studim i kryer nga Andrew Kakabadse i “Northampton Business School”, ka treguar se 60 per qind e personave te intervistuar ne te gjithe boten, pohojne se kane nje lidhje sentimentale, ose thjesht seksuale, ne ambientet e punes. Studime te tjera jane me te kujdesshme dhe e ulin me nje te katerten numrin e dashnoreve klandestine ne totalin e gjithe popullsise qe punon neper zyrat e globit, te cilat jane biznese te vogla ose korporata te medha.

Deri ne fund

“Lidhja, pak a shume erotike, qe krijohet mes dy kolegeve, e ndryshon gjithmone ambientin e punes. Pjesa me e madhe e mban te fshehte lidhjen deri ne fund. Per organizatat ne te cilat keto persona punojne, eshte bere nje çeshtje e rendesise se veçante”, thote Andrew Kakabadse. Dhe ne fakt, eshte nje problem. Per njerezit e zyrave, qe e kalojne gjithnje kohen ne takime dhe para kompjuterit, takimet erotike jane shnderruar ne fiksimin e tyre te vetem. Shkembimi i ndjenjave nga nje tavoline ne tjetren eshte bere moda e fundit e universit post-industrial, ku zyrat i ngjajne njera-tjetres, nga Nju Jork deri ne Singapor. Se fundmi, jane krijuar edhe sajte te cilat u dedikohen rrefimeve te dashurise mes kolegeve te punes, te cilet jane te detyruar te shohin me sy, te plasin me zemer dhe t’i vuajne ne heshtje dhembjet e dashurise. “Problemi eshte se historite e dashurise nuk mund te pershkruhen nga rregullorja. Sado udhezime qe te jape nje kompani, nuk ka asnje menyre per t’i ndaluar fenomenet e shume njerezve ne ambientet e punes”, shkruan nje menaxher ne nje blog.

Shtimi i ketyre marredhenieve e ka rritur, si numrin e grindjeve ashtu edhe ate te pakenaqesive.

Ne vendet europiane, pothuajse nje ne dy persona pohon se ka kryer marredhenie me nje sipermarres/e te larte te kompanise ku punon; ndersa 42 per qind e personelit te dhjete firmave amerikane te monitoruara, pohon se eshte braktisur menjehere pas flirtit te momentit. Por kujdes: nese edhe ju jeni pjese e “ushtrise” qe ka shkuar ne shtrat me nje koleg/e pune, qe ka flirtuar apo ka kryer gjeste jo te zakonshme, duhet ta kuptoni se jeni te perfshire dhe nuk mund te perjashtoheni nga kjo kategori.

 Tentativa ose deshira per ta perseritur kete veprim, do te thoshte babai i psikologjise, Frojdi, eshte “çapkene”: nje individ çdo 7 vjet pune deshiron te kete nje partner te ri seksual mes personave qe i perkasin ambientit te tij profesional. Por a ekziston nje parajse per dashnoret ne orarin e punes? Tentativa per te bere dashuri mes ambienteve te punes i ben te perjetojne me teper nje ferr sesa nje pasion, duke ua shtuar edhe me shume presionin te dashurve. Natyrisht qe puna te ofron zgjedhje erotike shume me te mira se ato te zakonshmet. Gjithashtu, puna te jep mundesine qe te tregosh se cili je ne te vertete, te kujdesesh per veten, te vishesh mire, te trukohesh.

Megjithate, gjithçka ndodh per nje arsye te vetme: per te flirtuar. Zyrat jane zonat pa limit per te flirtuar apo per te pasur marredhenie, “vendet e ndaluara” qe nxisin lidhjet dhe pasionet, pra jane keto agjencite e verteta te dashurise. Cilet jane joshesit e medhenj? Ekziston nje lidhje e ngushte midis pasionit hierarkik dhe suksesit ne historite e dashurise. Tashme koha e Romeos dhe Zhuljetes, e dashurise se pamundur, ka perenduar. Historite e gjata te dashurise, ato qe jane paksa te ngaterruara, ndotin ambientin dhe “kane nje çmim qe jeta profesionale nuk eshte ne gjendje t’i paguaje”.

Personat e dashuruar mund te takohen gjate pushimit te drekes, ose gjate orarit te punes, me justifikimin klasik se duhet te shkojne ne nje mbledhje e rendesishme qe doli papritur. Keshtu, nga pamundesia e nje lidhjeje intime ne zyre, gjithçka mund te transferohet ne makine, apo ndonje hotel pas pune. Nje dashuri e vjedhur dhe e shpejte, por shume intensive dhe eksituese. Pastaj rruge e lire SMS-ve, e-mail-eve, puthjeve dhe bisedave ne makine, si ne kohet e bukura te adoleshences. Kjo eshte nje menyre per t’iu rikthyer edhe nje here rinise, duke menduar se koha nuk ka kaluar kurre. Por ne zyre, ashtu si ne restorant, eshte e rendesishme te ndjekesh disa rregulla per sjelljet qe duhet te adaptosh ose jo me koleget superiore, pa i dhene shume rendesi asaj qe ndien per te mos rene ne sy.

Diktature dashamirese

“Te flirtosh ne vendin e punes eshte nje parajse e vertete, ndersa te perfshihesh seriozisht ne nje çeshtje te tille eshte nje ferr i vertete”, thote autorja e nje libri mjaft te shitur ne Amerike. Ndoshta mund te jete e vertete, por jane gjithnje e me shume çifte, te hapura ose te fshehta, qe u kerkojne kompanive ku punojne te respektojne privatesine e tyre. “Bota e kompanive ku keta dashnore bejne pjese, eshte gjithçka perveç demokratike”, thote gazetari amerikan, Ethan Winning. eshte nje diktature qe fillon te pajtohet me impulset e dashurise se subjekteve te saj. Hapi i pare u be nga nje kompani e madhe japoneze, e cila e pranoi se burimi i stresit ne ambientet e punes ishte fundi i nje marredhenieje sentimentale mes dy punonjesve, te cileve u ofroi nje pale pushime me te gjitha shpenzimet e paguara prej saj, ne menyre qe te rikuperonin energjite e humbura dhe te rikthehej buzeqeshja ne pune.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama