Ai mund të na shërbejë edhe si fotografi apo pikturë e varur në mur. Diagonalia e ekranit të tij është 150 inç duke u bërë kështu ekrani më i hollë. “Life Wall mendohet të dalë në shitje vitin e ardhshëm. Që ai të funksionojë ashtu siç duhet, përdoret teknologjia e njohjes së fytyrave dhe lëvizjeve. Kur të uleni përpara tij, televizori do të njohë se kush jeni dhe ku gjendeni saktësisht duke shfaqur menjëerë programet tuaja të preferuara në pjesën e ekranit që gjendet pikërisht para jush. Nuk duhet të flasim se si mund të përjetohen lojrat apo videot e ndryshme në këtë ekran fantastik megjithatë nuk dihet ende se cilat do të jenë pasojat për sytë tanë. Si do që të jetë, nëse Panasonic arrin të shndërrojë këtë koncept në realitet, gjithkush do të donte ta kishte pjesë të shtëpisë së tij.