Është hedhur sot shorti i UEFA Europa League, për ndeshjet e turit të parë kualifikues.
Skuadra e Kukësit, që gjendej në vazon e ekipeve të forta, do të luajë me Rudarin e Malit të Zi, ndërsa takimin e parë e ka në fushën e vet.
Ndërkohë, Teuta do të luajë një ndeshje të vështirë ndaj Kairat Almati të Kazakistanit, ndërsa Partizani ka gjetur sllovakët e Bratislavës në shortin e hedhur nga UEFA.
Takimet luhen më datë 30 qershor dhe 7 korrik.