Kuqezinjtë e U-21 shkëlqejnë në ndeshjet e para të turit të parë të Ligës së Europës. Herdi Prenga është bërë protagonist me golin e tij të shënuar me Lokomotivën e Zagrebit.
Goli i realizuar në minutën e 65´ të pjesës së dytë ndaj Santa Kolomas i dha sigurinë ekipit, ndërsa rezultati final përfundoi në shifrat 1-3 për ekipin e tij.
Në formacionin e ekipit kroat ishte edhe Eros Grezda. Ky i fundit mori edhe një karton të verdhë në minutën e 31´ të lojës.
Në këtë tur luajnë sot edhe dy ekipet shqiptare. Teuta do të kërkojë fitoren ndaj Kairat Almatit në orën 20:00 në "Niko Dovana", ndërsa Kukësi luan në orën 19:00 në "Elbasan Arena" ndaj Rudarit.