Ligjet e negocimit

Ligjet e negocimit
Aftësia e juaj për t’u miqësuar me të tjerët është ndoshta aftësia juaj më e rëndësishme që mund të zhvillohet në favor të të qenit i lumtur në je. Në kohën e sotme, çdo gjë përfshin brenda vetës marrëdhënie. Njerëzit më të suksesshëm pothuajse në çdo fushë janë ekspert marrëdhëniesh.

Ndoshta forma më e vlerësuar e inteligjencës në shoqërinë tonë, ajo që paguhet më shumë e ajo që mund t’ju bëjë ju më të lumtur është ”inteligjenca shoqërore” apo siç e quan Daniel Goleman nga Harvardi “inteligjencë emocionale” ose shkurt IE që e vlerëson IE më shume se sa IQ (koeficienti i inteligjencës). Lajmi i mirë është se inteligjenca emocionale nuk është gjenetikisht e përcaktuar apo e kufizuar.

Ajo ka të bëjë me një seri aftësish ndërpersonale që ju mund t’i mësoni nëpërmjet praktikës dhe përsëritjes së situatave. Aftësia për të ndërvepruar me të tjerët, për të komunikuar me ta, për t’i bindur e negociuar përcakton të ardhurat e tua shumë më tepër se çdo faktor tjetër. Aftësia juaj për t’u miqësuar me të tjerët përbën rreth 85% të lumturisë suaj. Ja pse ia vlen aq shumë që ju të bëni gjithçka që është e mundur për të qenë më të mirët në këtë fushë.

Në njëfarë forme, gjithçka është negocim. Mësimi dhe praktikimi i ligjeve të negocimit do t’ju ndihmoj shumë që të fitoni gjithçka mundet nga gjërat që vërtet dëshironi e madje t’i fitoni sa më shpejt sa më mirë e sa më lehtë se kurrë ndonjëherë. Kur ju t’i përdorni këto ligje vazhdimisht, atëherë do të arrini të përmirësoni edhe çdo aspekt tjetër të jetës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama