Ligji i dekriminalizimit- Komisioni i Posacem unanim per ndryshimet kushtetuese

Kryesia-e-Kuvendit-Foto-ARKIV-ATSH-525x3503-300x200TIRANË, 23 Nëntor /ATSH- I. Vata/ - Në mbledhjen e Komisionit të Posacëm per Dekriminalizimin, te zhvilluar te henen pasdite, është rënë dakort në mënyrë unanime nga anetarët për ndryshimet kushtetuese, që bëjnë të mundur miratimin e ligjit të dekriminalizimit.

Kryetari i Komisionit, deputeti i PD-se, Oerd Bylykbashi, pas mbledhjes u shpreh për mediat se "Duke qenë se ka nevojë të vazhdojmë diskutimin në aspektin teknik, komisioni vendosi te shtyjë për një moment të dytë përmbylljen e miratimit të çdo neni të paketes per ndryshimet kushtetuese. Besoj se shumë shpejt komisioni do ta çojë për shqyrtim paketen ne seancën plenare te Kuvendit. E njëjta frymë që mbizotëroi ditën e premte, ku u diskutua projktligji për integritetin e personave që duan të zgjdhen apo do të mbajnë një funksion publik, mbizoteroi dhe sot në Komisionin e Posacëm, përsa i përket ndryshimeve kushtetuese".

Ai theksoi se "Duhet të kemi parasysh se qoftë Kushtetuta, qoftë rregullorja e Kuvendit, kane rregulla strikte për mënyrën se si ndryshohet Kushtetuta dhe të gjithë anetarët e këtij komisioni janë të vetëdishëm për të repektuar cdo rregull qe ky proces të mbyllet sa më shpejt. Kjo do te krijoje mundesine qe të bejmë të mundur ndryshimin e legjislacionit shqiptar përsa i përket integritetit publik të atyre që zgjidhen apo kanë funksione publike".

"Kushtetuta nuk ndryshohet brenda një nate dhe unë vlerësoj propozimin e bërë dhe sigurisht optimizmi është i madh qe ky proces të realizohet sa me shpejt e të mos marri shumë kohë", theksoi ai.

Ndërsa n/kryetari i komisionit, deputeti i PS-se, Taulant Balla, theksoi se "Kushtetuta kërkon edhe një konsultë publike dhe testi do të behet publik dhe cdokush që mund të komentojë dhe të jape kontribut është i ftuar. Por, sic theksoi edhe kryetari Bylykbashi, Kushtetuta është një dokument, i cili kërkon sa më shumë përmbledhje edhe në teknikën legjislative, pasi nuk mund të zgjatemi me tekste pa fund kur disa gjëra mund të bëhën shkurt". /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama