Lihen te lire 3 gardianet e akuzuar per vdekjen e Ilia Karelit

Lihen te lire 3 gardianet e akuzuar per vdekjen e Ilia Karelit

Gardianët e burgut e burgut Nigrita Serre në Greqi janë lënë të lirë, pasi një ditë më parë ishin ndaluar në lidhje me vdekjen e shqiptarit Ilia Kareli. Lajmi konfirmohet për agjencinë shtetërore greke, e cila sqaron se nuk ka pasur arrestim për 3 gardianët pasi është i nevojshëm një urdhër arresti i dytë. Sipas agjencisë, dosja i ka kaluar Prokurorisë së Serrës dhe do kohë që të përfundojnë procedurat.

Mediat greke njoftuan dje se tre gardianë të burgut të Nigritës dhe shefi i tyre, u vunë në pranga nga policia për vrasjen e të dënuarit shqiptar, Ilia Kareli. Sipas mediave, urdhër-arresti u ekzekutua për Haris Konsolidis, shefin e rojeve të brendshme të burgut në Nigrita dhe për tre gardianë emrat e të cilëve nuk bëhen ende të ditura.

Ndërkohë prokurorët të cilët po hetojnë çështjen, kanë në dispozicion të tyre informacion po edhe deklarata që tregojnë se i dënuari Ilia Kareli është torturuar për tre ditë dhe tre netë rresht. Domethenë, në bazë të të dhënave, Kareli fillimisht është rrahur nga oficerët e burgut në Malandrino menjëherë pas vrasjes së Jorgos Tsironis. Torturat kanë vazhduar edhe gjatë transferimit në komisariatin e policisë, por edhe në burgun e Nigritës.

Ndërkohë, vazhdojnë hetimet intensive për identifikimin e personave përgjegjës, duke përfshirë gardianët, rojet, policët dhe të gjithë ata që kanë pasur kontakt me të deri disa orë përpara se të vdiste. Hetimet janë përqendruar në mënyrë të veçantë për periudhën 25-27 mars, d.m.th që nga vrasja e Jorgo Tsironit deri në vdekjen e Ilia Karelit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama