Lind qeni i pare transgjenik

Lind qeni i pare transgjenik
Quhet Tegon qenushi i parë transgjenik, i racës “beagle”, që shkëlqen me ngjyrë jeshile kur vendoset nën dritën ultraviolet, pasi ka gëlltitur një antibiotik të vecantë, me bazë dioksiciline. Lindja u realizua nga disa shkencëtarë koreano-jugorë të Universitetit të Seulit, që kanë përdorur një teknikë klonimi që mund të ndihmojë në zbulimin e kurave të reja të sëmundjeve të Parkinsonit dhe Alzheimerit.

Sipas agjencisë së lajmeve “Yonhap”, zbulimi është bërë pas një testimi që ka zgjatur dy vjet. Geni i injektuar tek kafsha për të shkaktuar këtë tip reaksioni mund të zëvendësohet me gjene që mund të dobësojnë sëmundje të rënda që prekin edhe njeriun. Qentë dhe njerëzit kanë të përbashkët 268 gjene dhe miqtë tanë me 4 këmbë janë përdorur edhe më parë si modele për të studiuar disa lloje tumori dhe verbërinë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama