Lind vajze shkon ne shtepi me djale

Lind vajzë, shkon në shtëpi me djalë

Ajo tha se “infermierja më dha fëmijën të veshur dhe unë nuk dyshova për asgjë. Vetëm kur unë shkova në shtëpi dhe ftova mjaft miq për të festuar pashë që fëmija që kisha marrë kishte penis. Ngela e shtangur pasi e dija që kisha lindur një vajzë dhe jo një djalë”.

 

Stafi i Santa Maria Hospital in Iasi deklaroi se ngatërresa ishte bërë për shkak të mbiemrit. Në të njëjtën ditë ishin regjitruar në maternitet dy gra me mbiemra të përafërt Zahariuc dhe Zaharia. Për ters infermierja ua ka shkëmbyer fëmijët.

 

Babai i vajzës së vogël Constantin Zaharius, 38-vjeç tha se nuk donte ta ndërronte vajzën dhe këmbënguli në gjetjen e fëmijës së tij.

 

“Ky ishte një gabim shumë i madh dhe spitali duhet të na jepte një shpjegim për këtë. Ne donim vajzën tonë pasi kemi dy djem dhe sinqersiht një vajzë ishte shumë e këndshme për familjen tonë”, tha ai. Ndërsa shtpi se “jam shumë i lumtur që e kam marrë atë dhe i kemi vënë emrin Ana Maria”.

Gazeta: Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama