Foshnjat linden nente jave parakohe, erdhen ne jete me operacion dhe peshonin nga 820 gram. Indentiteti i gruas qe lindi tetenjaket nuk eshte zbuluar, pasi ajo nuk ka pranuar. Mjeket e cilesuan operacionin si te sukseshem, ndersa bebet linden per pese minuta. Mjeket mendonin se ishin shtate femije dhe u cuditen kur pane se pas te shtateve doli edhe nje i tete. Tre prej bebeve kishin probleme me frymemarrjen, por tani gjendja e tyre eshte e mire. Ata do te qendrojne ne inkubatore per te pakten gjashte jave, ndersa nena ka thene se do t’i ushqeje te gjithe me gji. Tetenjaket e pare ne bote erdhen ne jete ne Houston te Teksasit ne 1998. Njeri prej tyre vdiq pas nje jave, por shtate te tjeret festuan 10-vjetorin ne muajin dhjetor.