Ecja me nxitim në rrugën “Mine Peza, mbasi kisha lënë një takim tek “Hotel Tirana”. Ishte mëngjes i bukur vjeshtor. Tirana e kishte hedhur tej mantelin e natës dhe gumëzhinte e tëra, atë mëngjes të bukur shtatori. Biseda, borie makinash, zëra fëmijësh, kasetofon makinash dëgjoje gjithandej. Në ecje e siëpr, i papërqëndruar dëgjoj të më flasin në emër. Ai zë i pastër, i ëmbël, i qartë njihet nga çdo shqiptar në të katër anët e botës. Buzqëqesha me vete. Ai zë gjithmonë më ka ngjallur dhe më ngjall emocion. Ishte zëri i “Artistes së Popullit” Margarita Xhepa. Si ka emrin ashtu e ka dhe zërin dhe jetën e saj artistike kjo grua e veçantë shqiptare, që na ka ngritur zemrat peshë në rolet e saj në të katër anët e atdheut, por po kaq me forcë edhe në skenat e Greqisë nazike, që nuk bën kompromise kur flitet për skenën.
Pasi e përqafoj ajo më thotë se është ftuar nga Preësidentja e Fondacionit “Fëmijët Shqiptar” znj. Liri Berisha për të bërë inagurimin e një kopshti të ri për fëmijët. Kur bëhet fjala për inagurime të tilla ajo qesh e tëra, gëzohet, mer një nur perëndeshe, pasi ashtu është ajo, e dashur, e qeshur, e thjeshtë, gojëëmbël, fjalëartë me të gjithë, por sidomos me fëmijët. Dhe në këto raste ajo s’merr parasyh, as moshë, as largësi , as vështirësi. Atë e priste makina për në qytetin e lindjes, Lushnjën e saj dhe ndërsa po ndaheshim, e lamë të takoheshim pasi të vinte nga vendlindja për të na përcjellë emocionet e asaj dite…
Kujtimet e qytetit
Ishta e ftuar (e mërkurë), në qytetin tim të lindjes, Lushnjë. Ishte një ftesë e veçantë. Një ftesë jo si të tjerat. Nuk do mirrja as titull nderi, as do të luaja teatër, as do shkoja tek njerëzit për vizitë. Sa herë mbrrij në qytetin tim të Lushnjës, kujtimet më vijnë para syve si në një film. Ato vijnë vetiu, pa i thirrur, si me magji dhe më çojnë tutje në vite…Lushnja, qyteti im i lindjes…, kam kujtimet më të bukura, ndoshta edhe të dhimbëshme por edhe të paharruara që kanë mbetur brenda qënies sime si një stimul për punët që kam bërë gjatë viteve.Kam kujtime shumë të bukura dhe këto kujtime më japin forcë, por dhe më hutojnë me vargun e gjatë të viteve, ku mblidhen, gëzimet, hidhërimet, të qeshurat, të qarat, fitoret, pengesat, dhimbjet, varfëria, shpirtmadhësia e njëerëzve të këtyre njerëzve të dashur dhe shumë punëtorë. Në Lushnje kam njohur gjithçka…
Ftesa e zonjës Liri Berisha
Këtë herë, ndryshe nga shumë herë të tjera, isha e ftuar në qytetin tim të lindjes në Lushnje nga një zonjë intelektuale, vizionare, e nderuar znj. Liri Berisha e cila drejton Fondacionin “Fëmijët e Shqipërisë”. Ndihmesa e kësajë zonje, pra e këtijë Fondacioni ka qenë në shumë qytete të Shqipërisë, por në qytetin tim ndihmesa ka qenë paksa e veçantë. Nuk mirrem me politikë, dhe në rastin konkret s’dua ti jap ngjyra politike bamirësisë së kësaj zonje. Po flas vetëm për atë si person. Ndihem mirë kur shoh qytetin tim të Lushnjes të rrethuar me kodrina që kanë një jeshillëk të bukur dhe njerëz të mrekullueshëm, punëtor, të dashur, të sinqertë që po ndryshon çdo ditë. Unë sot (mërkurë), me qenien time, atje, përjetova emocione shumë të bukura. Me ndihmën e zonjës Liri aty po inagurohej një kopësht I ri. Kopësht model. Kopësht me të gjitha kushtet që të rriten dhe edukohen fëmijtë e qytetit tim.
“Fluturim” në vitet e fëminisë
Në këtë qytet para 76 vjetëve unë nuk jam rritur në kopësht. Jam rritur në një familje tepër të varfër.Edhe çantën e shkollës e kisha të qepur prej rrobe (lecke). U rrita me shumë vuajtje, por me ëndrra për të ardhmen. S’kishim televizor, lodra, kuklla, manjetofon, kompjutera, kënde lojrash elektronikë. Kur shikoj që fëmijët rriten në këto kopështe marr kënaqësi. Jam shumë e lumtur që fëmijët e fëmijëve dhe gjyshërit e tyre janë moshataret e mij.Këta fëmijë që gjyshërit i kanë në moshën time unë dhe ata përjetuam sot një gëzim të madh. Ky kopësht që po inagurohej ishte ndërtuar në vitin 1958. Para disa vjetësh nga amortizimi kishte përfunduar i pabanueshëm. Dhe ja..pas një viti punë, nën kujdesin e kësaj
zonje fisnike, me një hapësirë të madhe njerëzore, kopështi i vjetër nr. 2, merr sërish jetë dhe bëhet si një vilë, me të gjitha kushtet bashkohore. Një kopësht që pothuajse u ndërtua nga e para me dy kate dhe me një oborr të madh mbushur me lodra.
Gëzimi i fëmijëve
I shikoja fëmijët në atë kopësht të ri, kaq të lumtur dhe kaq të gëzuar saqë unë u bëra si ata.U bëra për ca orë fëijë. Më iku barra e moshës nga shpina. Shikoja në sytë tyre një gëzim të bukur.Ata qeshnin bashkë me ngjyrat e ambienteve, lodrave, luleve që ekzistonin aty. Çdo gjë dukej e qeshur edhe nga mirënjohja e mësuesve. U futa mes fëmijëve. Ata u kënaqën me mua, por akoma më shumë u kënaqa unë me ata.
Mirënjohja
Populli lushnjar është një popull mirënjohës. Në këtë rast mirënjohjen ndaj zonjës Liri, të pranishmit, fëmijët, prindërit, edukatorët, e shprehën me buzëqeshjen e tyre, gëzimin, harenë, lotët e përgëzimit. Ishte nëj mirënjohje buzëqeshjeje, jo me fjalë të mëdha, që edhe zonjës Liri i bënë shumë përshtypje.
Lushjna dhe rruga ime drejt artit
Lushnja sot me të vërtetë është e bukur, jo vetëm me ndërtesa të bukura. Kujtova në ëkto momente vitet e fëminisë kur fillova të dashuroj artin, kur ende unë nuk dija ta kuptoja atë në thelb. Një dashuri e natyrshme, një ndjesi e brendshme, që më zaptonte cdo qelizë të trupit, por pa e ndier me botën e saj të thellë. Atë kohë, e merja poezin apo vargun në shkollë, e recitoja, por pa hyrë në kuptimin e interpretimit llogjik si artist. Unë atëherë isha në shtatëvjeçare.E mbarova atë shkollë në vitin 1950. Pra kam recituar 14-15 vjeçe për herë të parë në Bashkinë e Lushnjes. Vagjet e mia të para që kam recituar ishin: “Vajza shqiptare la tërkuzën, la dhe shatën…” . Vargje të Aleks Çaçit. Dua të them se ato vargje më shumë i lexoja, por përmbajtjen nuk dija që ta përjetoja. Pastaj vitet rrodhën…U rrita bashkë me poezinë, dëshirën për skenën në këtë qytet të vogël, por të bukur…Vuajtja të bën që të jesh më njerëzor, më njeri. Nuk e besoja kurrë që një ditë, në qytetin tim do të isha si aktore në filmin “Koncerti I vitit ‘36”. Ai film është një ngjarje e vërtetë historike. E xhiruam në Libohovë, me imazhin e bashkisë së Lushnjes.
“Qytetare Nderi” e Lushjes
Kujtimet mbeten brenda vetes edhe çdo gjë apo çdo çmim unë e lidh me të kaluarën, andej nga kam ardhë. Më thonë vazhdimisht që ke mbetur ajo që ke qenë (si qenie njerëzore nga modestia), sepse unë nuk e harroj kurrë nga kam ardhur.
Është një batutë e bukur që unë nuk dija ta kuptoja thellë më përpara. Një shkrimtar thotë:
Mos harro kurrë nga ke ardhur
Ai që harron nga ka ardhur
Nuk e din se ku shkon.
Gjithmonë nuk e harroj këtë dhe gjithmonë di ku shkoj dhe ku shikoj.
Dua të bëj gjëra të mira në shërbim të njeriut, të jetës duke u nisur gjithmonë nga profesioni im.Gjithmonë dua që ti jap kënaqësi njerëzve. Dua të jem pranë atij qyteti ku kam marrë pjesë në xhirime në dy filma, siç ishte filmi “Koncerti” dhe “ “Pylli lirisë”, të qytetit që më dhanë titullin e lartë “Qytetar Nderi”.
Ishte një kënaqësi e jashtëzakonëshme, sepse e ndjeja veten më shumë se asnjëherë tjetër, lushnjare, qytetare e këtijë qyteti.që bashkë me shtatin më dhuroi dhe virtytet më të bukura të këtyre njerëzve.
Im atë
Ishte njeri i thjeshtë, punëtor, fjalëpak, njerëzor. Shpeshherë më thoshte: “Të duash njerëzit dhe punën”.Sepse puna bëhet me njerëzit. Kjo shprehje të duash punën dhe njerëzit më ka udhëhequr gjithë jetën.Me të vërtetë nga vendosja gjeografike, ai pellg ka qenë gjithmonë i varfër, por me njerëz që e kanë dashur punën.Tek familja ime kemi qenë me një varfëri të skajshme, por me anë të punës kemi ditur të mbijetojmë, të mendojmë edhe për perspektivën.
Pengu?....të bëja një teatër
Pengje njeriu ka plot, por ëndrra ime mbetet sikur të kisha një pronë dhe të bëja një teatër. Lushnja ka të rinj të cilët duan të tregojnë veten e tyre, talentin e tyre dhe ti shërbejnë artit dhe njerëzve. Duke parë këta fëmijë, sytë e tyre të ndriçonin mendova se nga ky pellg do të dalin shumë artistë të tjerë. Jo një e dy si kemi dalë ne, por do të dalin 14 apo 24 artistë sepse me të vërtetë janë edhe kushtet që e zhvillojnë talentin.Këta fëmijë që tani po ushqehen me të bukurën, me të veçantën, të ushqyer, të pastër, do të kenë të ardhme. Ne nuk jemi ushqyer kështu dhe dolëm në mënyrë abstrakte. Kohët për ta po ndryshojnë. .
Borxhet
Një poet i madh thotë: “Borxhet e mia nuk mbarojnë kurrë”
Njeriu ka dëshirë që gjithmonë të jap. Borxhi im është përshembull që dua shpesh të shkoj dhe të jap shfaqje në Lushnje. Dua që shpesh të shkoj brenda këtyre mundësive të mia, për të bërë një takim me gratë, me fëmijët me shkollat. Dua që të kontriboj edhe më shumë. Duhet që të ketë një grup artistik që të luaj edhe unë me ta..Unë gëzohem shumë kur xhirohet një film në Lushnje sepse do të jem midis tyre. I kam shumë borxhe këtij qyteti të vogël, të bukur, paqedashës, të etur për dije, mikpritës, pastërtorë, të dashuruar me artin, librin, me sytë nga e ardhmja e bukur. Prandaj unë sot atje mora kënaqësitë më të mëdha që më kishin munguar këto vite. Mora gëzimin e fëmijëve të bukur, të qeshur, si pëllumba, mora me vete shkëlqimin e syve të tyre, të qeshurat e tyre të cilët janën e ardhmja e qytetit tim fisnik.