Gjykata e Tiranë i ka dhënë liri me kusht Ylli Pinarit, një prej të akuzuarve për tragjedinë e Gërdecit. Trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e ish-drejtorin e MEICO-s, i cili një muaj më parë, kërkoi lirimin me kusht duke përdorur si argument gjendjen shëndetësore.
Sipas avokatit, Pinari vuan nga zemra, ndërsa pas divorcit nga bashkëshortja duhet të kujdeset edhe për nënën e tij 86-vjeçare e cila është e vetme. Gjithashtu kërkesa për liri me kusht bazohet edhe tek sjellja e mirë gjatë kryerjes së dënimit.
Gjykata e Tiranës në bazë të ekspertimit mjeko-ligjor që vërteton gjendjen shëndetësore të Pinarit, ka pranuar kërkesën e tij për të marrë liri me kusht. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Petrit Çomo.
Pinarit i ka mbetur edhe 2 vjet e 3 muaj për të shlyer nga dënimi prej 10 vjet burg që dha Gjykata e Apelit. Ai ishte i vetmi nga të akuzuarit që kishte mbetur në burg për tragjedinë e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona.