Xhani de Biazi ka zbuluar listen e perbere nga 23 futbolliste qe do te udhetoje ne France, per te zhvilluar Europianin. Trajneri Xhani de Biazi ka lene jashte Herolind Shalen, Berat Gjimshitin, Amir Rrahmanin dhe Milot Rashicen. Burime prane “Sport Ekspres” tregojne se ne momentin kur trajneri u ka komunikuar futbollisteve kete zgjedhje, mbrojtesi i Atalantes ka qene thuajse ne lot dhe teper i merzitur, sepse e deshironte vertet te shkonte ne France. Edhe per Shalen merzi e madhe, pasi ka qene pjese e kuqezinjve prej dy vjetesh.
Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi
Mbrojtës: Andi Lila, Elseid Hysaj, Lorik Cana, Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Frederik Veseli, Ansi Agolli.
Mesfushorë: Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Ermir Lenjani, Shkëlzen Gashi, Ergys Kace, Odise Roshi, Ledian Memushaj, Migjen Basha dhe Burim Kukeli.
Sulmues: Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj dhe Armando Sadiku.