Live Partizani-Skenderbeu 0-0

Live Partizani-Skënderbeu 0-0

Partizani-Skënderbeu nuk mbaron në këtë ndeshje dhe as pas këtij kampionati, por ama sot mund të vendosen fatet e titullit.josa agostineliE dinë mirë te kryeqytetasit, e dinë mirë edhe në Korçë. Ky është motivi se përse kjo e sotmja nuk është një ndeshje futbolli e zakonshme, por është shumë më tepër se kaq.

Është një duel nervash, duel takticienësh nga pankina, duel polemikash që nuk kanë shterur kurrë, duel cilësish, por mbi të gjitha është një duel përqendrimi. Po, sepse nëse Skënderbeu bën një hap fals dhe del pa pikë nga "Qemal Stafa", e sposton të gjithë presionin mbi vete dhe u injekton të kuqve dozën finale për të marshuar drejt titullit.

Nga ana tjetër, te Partizani janë të ndërgjegjshëm se një humbje në shtëpinë e tyre do ta bënte mision të pamundur titullin, sepse, përveç distancës që do thellohej, efektet anësore do të jenë gjithashtu të rënda. Barazimi kënaq më shumë skuadrën e Josës dhe nëse për të kuqtë nuk do ishte dramë, thjesht do jetë një rast i artë për të shkuar +1 nga kreu...

Llogari pa fund dhe kalkulime që heraherës i kanë turbulluar dëmtimet e Sukajt e të Prognit, apo edhe ndonjë "cirk" merkatoje ku Partizani josh Shkëmbin, ndërsa korçarët u përmendin Bathën me shokë... Sot, do ta tregojë fusha nëse fiton më i urituri apo më eksperti. Janë krejtë- sisht të ndryshëm në stil, por kanë vetëm një qëllim: Titullin!

PARTIZANI- SKENDERBEU ora 19:00
Formacionet zyrtare
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Atanda, Bicaj, Kalari, Filipe, Batha,Trashi, Vila, Torasa, Raçiç
Trajner: Andrea Agostineli
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Arapi, Latifi, Lilaj,Orelesi, Abazi, Xhejms, Salihi
Trajner: Mirel Josa

Minutat

Starton ndeshja në "Qemal Stafa"


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama