Liverpul 1-3 Sevija/ Notat per skuadrat

Liverpul 1-3 Sevija/ Notat për skuadrat

LIVERPULI liverpul sevijaMINJOLE - I shpëton shokët në rastin e Gameiros, por jo në ato vendimtare: sidomos te goli i fundit i Kokesë mund të bënte diçka më tepër.

KLAJN 6,5 - Vrapon shumë në krah të djathtë, veçanërisht në 45 minutat e para. Një pjesë e parë për 7 dhe pas intervalit për 6.

LOVREN 5 - Vuan vërshimet qendrore të Gameiros. Në topat pas shpine është pothuajse i pagabueshëm, por Sevija e luan topin poshtë dhe ai e sheh veten në vështirësi të mëdha.

TURE 5,5 - Disa ndërhyrje të mira. Në pjesën e dytë ndal Gameiron me kujdes maksimal në ato rrethana. Por edhe ai nuk ishte në lartësinë e duhur (Nga 82´ - BENTEKE PA NOTË).

MORENO 4,5 - Ndeshje e tmerrshme për ish-in e madh. Në pjesën e parë, në momentin më të mirë të skuadrës së tij, spanjolli nuk sulmon kurrë. Në fillim të pjesës së dytë gabon devijimin dhe ndërhyrjen te goli i parë i Sevijes. I tmerrshëm.

MILNER 5 - Klop u tërbua shpesh me kapitenin, sepse nuk arriti të bënte filtrimin. Përballë mbrojtjes së ngjeshur spanjolle e pati të pamundur ta bënte.

XHAN 5,5 - Ai është mësuar të depërtojë shpesh duke përdorur edhe fizikun. Por edhe gjermani ishte në vështirësi të mëdha.

LALANA 5 - Praktikisht nuk hyn kurrë në fushë. Nuk ndizet asnjëherë dhe një paraqitje për t'u harruar. (Nga 73´ - ALEN PA NOTË).

FIRMINO 6 - Sigurisht më mirë se Kutinjo dhe Lalana. Një provë e mjaftueshme ajo e brazilianit. Bën ndonjë tentativë e mirë dhe gjen gjithnjë korridorin e duhur. (Nga 69´, ORIXHI PA NOTË).

KUTINJO 5,5 - Pak shkëlqyes në fushë, jashtë ndeshjes për gjithë 90 minutat. Nuk gjen kurrë lëvizjen e duhur.

STARRIXH 7 - Pjesa e parë firmoset nga ai. Një makth i vërtetë për mbrojtjen andaluziane falë shpejtësisë dhe aftësisë për të manovruar në momentin e duhur. Goli i tij me të jashtmen është pak ta quash fantastik.

TRAJNERI KLOP 5 - Finalja e dytë sezonale e humbur. Nuk ka shumë rëndësi statistika, sesa mënyra si Liverpuli i ka humbur ato. Një pjesë e dytë e pajustifikueshme në asnjë mënyrë në paaftësinë për të reaguar në mbrëmjen që vlente një sezon të tërë. Është e vërtetë që në fushë hyjnë lojtarët, por këtë herë Klop merr një leksion të vërtetë nga Emeri.

SEVIJA sevijaSORIA 6 - Nuk mund të bëjë shumë te goli i Starrixh, ndërsa në pjesën e dytë është një spektator.

MARIANO 7 - Perfekt në krahun e djathtë. Në pjesën e dytë bën një aksion madhështor personal, driblon Morenon dhe shërben asistin për golin e Gameiros.

RAMI 6 - Është i zoti, veçanërisht në mbulim në pjesën e dytë. Del në minutat e fundit i stërmunduar (Nga 77´, KOLO PA NOTË).

KARRIÇO 6,5 - Vendimtar me shpëtimin mbi vijë fatale në rastin e parë të Starrixh në pjesën e parë. Gjithnjë i kujdesshëm dhe i saktë në ndërhyrje.

ESKUDERO 6 - Në pjesën e parë vuan shumë lëvizjet e aksit të krahut të djathtë të Liverpulit, mbi të gjitha Klajnin. Në pjesën e dytë fiton frymëmarrje: i bukur bllokimi ndaj Starrixh.

KRIÇOVIAK 6 - Një prekje me dorë e topit në zonë që nuk vërshëllehet. Pastaj bën mbyllje të mira. Pjesa e dytë është administrim i zakonshëm.

N'ZONZI 6,5 - Te topat ajror dominon ai. Nuk gabon një dyluftim të vetëm. Fantastik asisti për Gameiron në pjesën e dytë.

KOKE 8 - Kur shënon një dopietë në një finale është pikërisht mbrëmja jote dhe s'ka sesi të mos jetë më i miri në fushë. I bukur veçanërisht goli i dytë, kur rrotullohet si një shami dhe mposht Minjolenë.

BANEGA 7,5 - Roberto Mançini do të jetë duke fërkuar duart. Një lojtar i pabesueshëm ai që u pa në Bazel. Hapje të shumta aksionesh me saktësi kirurgjike. Pati gjithnjë idenë e saktë dhe ekzekutimi i saj ishte perfekt.

VITOLO 6,5 - Me prezencën e tij fizike arrin të shpërthejë shpesh në krah. Shtyn veçanërisht në pjesën e dytë. Fantastik edhe ai në këtë finale. (Nga 90´, KRISTOFORO PA NOTË).

GAMEIRO 7 - Shpërdoron një gol të sigurt, është e vërtetë, por ka meritën e nisjes së përmbysjes së Sevijes, duke u gjendur në momentin e duhur në vendin e duhur. Në qendër të zonës duket se lëviz gjithnjë në korridoret e sakta (Nga 89´, IBORRA PA NOTË).

TRAJNERI EMERI 8 - Viti i ri, mrekulli e re. Sevija e gjysmës së parë të sezonit, ajo që pamë në Champions, ishte një skuadër me pak esencë dhe shpesh edhe me pak grintë. Por, pas eliminimit në grup, Emeri e ngriti në këmbë skuadrën për të pushtuar sërish trofeun e preferuar. Asgjë nuk është rastësi. Ai humbet çdo vit pjesë të rëndë- sishme, por kjo skuadër ka traditë dhe talent.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama