Llalla Ne shtator do te kete arrestime te zyrtareve

Llalla: Ne shtator do te kete arrestime te zyrtareve

Kryeprokurori i Pergjithshem, Adriatik LLalla, ka paralajmëruar arrestime të zyrtarëve të lartë në muajin shtator. Deklaratën Llalla e bëri duke ju përgjigjur interesit të mediave pas një takimi që mbajti me Njësinë Antikorrupsion në Tiranë.

Prokurori i Përgjithshëm, Llalla, ka vendosur fuqizimin me kapacitete njerëzore të Njësisë Antikorrupsion pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, si një mënyrë për të përballuar fluksin e madh të procedimeve penale në këtë strukturë.

Aktualisht, kjo Njësi, e cila prej ditës së sotme do të përbëhet nga 5 prokurorë, numëron rreth 400 raste, mbi të cilat po kryhen veprimet proceduriale sa i përket hetimeve pasurore për persona dhe grupe të strukturuara kriminale, si edhe për raste të dyshuara korrupsioni në nivele të larta drejtuese.

Po ashtu, në mbështetje të kësaj Njësie, tashmë do të jetë i atashuar me kohë të plotë edhe një ekspert i misionit “OPDAT” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili do të ofrojë ekspertizën e drejtëpërdrejtë mbi çështjet e kriminalitetit ndërkombëtar, si edhe hetimit pasuror.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama