Llampa pa kabllo hap rrugen e teknologjise wireless

Llampa pa kabllo hap rrugen e teknologjise wireless
Keshtu, gjate datave 8-11 janar, firma “PowerBeam” ka planifikuar prezantimin e shpikjes me te fundit ne fushen e elektronikes, ku nje sistem eshte ne gjendje te transformoje energjine ne nje lazer te padukshem, i cili transmetohet me pas ne llampe. Mesa duket, kjo shpikje do t’u jape fund peripecive per instalimin e kabllove per te bere te mundur ndricimin e ambienteve.

Shpikja e quajtur “WiTricity” lehteson shume rrjetin elektrik pasi nuk ka nevoje per shtrimin e dhjetra fijeve. Ne panairin e Las Vegas-it do prezantohen edhe shume shpikje te reja me te cilave, kornizat dixhitale e kasat akustike. “Do ta heqim nga fjalori fjalen rikarikim”, ka thene per mediat themeluesi i firmes “PowerBeam”, duke shtuar se, fale elektrifikimit pa fije, kjo industri do te hedhe nje hap shume te madh drejt se ardhmes. Shpikja e llampes pa fije, hap rrugen drejt nje te ardhmeje elektronike sa me larg kabllove lidhes dhe spinave nga te cilat jemi te varur prej dhjetra vitesh. Aktualisht, lazeri i shpikur nga firma kaliforniane eshte ne gjendje te gjeneroje 1.5 watt per rreth 10 metra distance, nje sasi e mjaftueshme kjo per te furnizuar nje llampe dhome ose zyre.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama