Llogarite pse nafta do te jete 180 leke ne 2015-en

Llogarite, pse nafta do te jete 180 leke ne 2015-en

Nafta është nga ato mallra që kuotohet në bursë. Shoqëritë tregtare të konsoliduara që importojnë prej disa vjetësh karburante, në përcaktimin e çmimit të blerjes i referohen Bursës së Londrës, Platt’s në portet mesdhetare, Itali Genova- Ravena. ( CIF &FOB). Çmimi i naftës së importuar bazohet në kuotimin ditor të Platt’s ose mesataren e tri ditëve, plus premium që e cakton rafineria ose kompania shitëse, në monedhën USD. Kuotimi i Platt’s it në çmimin e blerjes është i njëjtë për të gjithë operatorët. Por marrëveshjet shitës-blerës janë të ndryshme, në përcaktimin e premiumit, kostos së transportit, referimit height apo med CIF. Platt’s do merret në ditën e ngarkimit, shkarkimit apo shitjes një pale të tretë. Autoritet doganore marrin në konsideratë datën e ngarkimit të B/L. Pra çmim i bursës në ditën e zhdoganimit nuk është i njëjtë me ditën e ngarkimit. Çmimi i shitjes në pikat e karburantit me pakicë përbëhet nga çmimi i bursës, kursit të këmbimit USD, taksat, tatimet, kosto e transportit, taksat portuale, truallit, të analizave, tabelës, gjelbërimit etj, shpenzimet operative të bizneseve me shumicë dhe pakicë, si dhe fitimin e planifikuar të këtyre dy bizneseve në lekë. Të përafërta janë vlera e pagave dhe fitimi. Kam lexuar kohët e fundit analiza dhe komente të ndryshme mbi çmimin me pakicë të naftës se pse kur bie bursa rreth 30 për qind çmimi këtu te ne nuk ulet proporcionalisht, se nafta që importohet nuk është e cilësisë së mirë, se në pikat e karburantit përzihet dhe shitet mangët, se shoqëritë sh.p.k. nuk paguajnë TVSH etj.

Pse qeveria nuk do që të ulet nafta

Bursa deri në fillim të korrikut 2014 ka patur luhatje të vogla. Në tabelën e mësipërme vlera konstante “K” në të gjithë muajit është e njëjtë mesatarisht 58.05 lekë/litër. Si ka ndryshuar vlera e “X”, për muajt qershor, nëntor 2014 sipas tabelës së mësipërme dhe çfarë influence ka në uljen e çmimit. Në muajin nëntor kundrejt qershorit Platt’s është ulur 190 $/mt ose 17,77 lekë/litër, 20.21 për qind. Kosto blerjes ulet 10,44 lekë/ litër, 7.38 përqind, sepse kursi këmbimit ritet 9 lekë, 8.74 për qind. Nuk kemi ulje proporcionale të kostos së blerjes me çmimin e bursës. Çmimi i shumicës ulet 13.27 lekë, 7.39 për qind. Çmimi i pakicës ulet 14.66 lekë, 6.88 për qind. Në tregun e pakicës, sipas verifikime dhe botimeve, çmimi i gazoilit 10 ppm, në qershor ka qenë mesatarisht 188.0, tetor 186- 195 lekë/litër, në nëntor 177 -193 lekë/litër, me ulje rreth 5 lekë/litër 2.7 për qind, (uljet nuk janë të njëjta me argumentet e tabelës së mësipërme). S’dimë çfarë skeme a metodike, përdorin operatorët e karburanteve, ose rritin normën e fitimit.

Në ekuacionin Y= k+x . Vlera e uljes vertikalisht e “y” nuk mund të jetë në përqindje të njëjtë me vleftën e uljes të “x”. Nuk mund të bëjmë asnjë argument sa duhet të ulej çmimi, për faktin se çmimi i tregut me gjithë se këtë vit ka qenë më i ulët se në vitin 2013, përsëri na rezulton se është më i ulët nga çfarë duhej të ishte duke menduar një normë fitimi bruto për sh.a 6 për qind dhe sh.p.k 15 për qind. Dhe sikur ta ulim normën e përsëri fitimi neto 2 për qind dhe 10 për qind çmimi i pakicës, me këtë strukturë llogaritje del më i lartë se çmimi aktual. Vetëm vlera e pagave, norma e fitimit dhe çmimi i transportit merret përafërsisht, të gjithë treguesit e tjerë fiskal dhe bursa janë të përcaktuar. (Pavarësisht marrëveshjeve kofidenciale shitës -blerës si për premiumin, mënyrën e pagesës, transportin që varen nga sasia e blerjes dhe për operator të ndryshëm, vlerat janë të ndryshme, por me diferenca të vogla) në nëntor, çmimi i pakicës është nga 177 - 193 lekë/ litri, që nuk përputhet me analizën e mësipërme.

Shteti ka interes të mos ulet çmimi, se ulen detyrimet fiskale dhe me Urdhrin e Ministrit të Financave, numër 17 datë 13.05.2008, i ndryshuar me Urdhrin e Ministrit të Financave numër 18 datë 18.06.2008, nuk lejon sh.p.k-të (agjentët) të ndryshojnë çmimin pa shitur gjithë sasitë që kanë blerë. Frenon uljen dhe diferencën e çmimit, duke menduar që 4-5 sh.a kanë rreth 85 për qind të tregut. Shoqërive që kanë çmim minimal ju bën rivlerësim çmimi dhe vendosje gjobe për evazion fiskal. Sh.a në magazinë doganore duhet të kenë sasinë që planifikon për të shitur plus rezervën ligjore që i kërkohet. Prandaj ulja e çmimit nuk behet në të njëjtën kohë që ulet bursa, por mbas rreth një muaji. Për të rritur çmimin kompanitë në përgjithësi veprojnë menjëherë. Në treg është hedhur gasoili 10 ppm i vendit me çmim rreth170 lekë/ litër me pretendimin se ka cilësinë e Standardin EN 590. Laboratorët që kanë lëshur certifikatën e cilësisë nuk janë të certifikuar, nuk njihen nga SGS Gjenevë. Nuk ka transparencë në se i është bërë analiza nga ndonjë laborator ndërkombëtar që është i certifikuar. Në Tiranë nuk kam parë në tabela që të ketë 10 ppm importi dhe 10 ppm vendi. Kuptohet që do ketë ndryshim çmimi, sepse kosto e prodhimit në vend është më e ulët rreth 8 për qind, s’ka shpenzime portuale, kosto transporti detar. Por edhe në cilësi është më e dobët në veçanti në përqindje të squfurit dhe rafineritë e prodhimit që janë me dhjetëra nuk janë të certifikuara për Standardin EN590.

Ku mund të jetë abuzimi?

Me strukturën e çmimit nuk ka gabime. Më i mundur është abuzimi në tregun e brendshëm, në sasinë faktike dhe me sasinë e faturës tatimore. Në pikat e karburantit është shitur jo vetëm e përzier me naftë vendi, por dhe me naftë bruto nga puset e Delvinës etj. Për të shprehur këto abuzime të mundshme, duhet një bashkëpunim, verifikim, veprim dhe kontroll i vazhdueshëm, jo selektiv nga organet dhe subjektet shtetërore dhe transparencë me tregtaret e karburanteve. Në veçanti të “Rafinerive të vendit”, mbi Standardin EN590. Shoqëritë tregtare të karburanteve nuk mund t’i kritikojmë pse s’e ulin çmimin, por të gjejmë shkakun pse nuk paraqitin realitetin e ku abuzojnë. Në teori ka shumë arsye, objekti është i sëmurë dhe duhen “doktorët” e kësaj pune të përcaktojnë diagnozën. Është trajtuar edhe problemi i mos pagimit të TVSH-së nga sh.p.k-të. Ky problem nuk qëndron. TVSH-ja ka hyrë në fuqi më 1996 dhe, deri më 30 qershor 2008, llogaritja dhe pagesa e TVSH-së është bërë si e kemi trajtuar më lart në analizën e strukturës të çmimit. Pas daljes së Udhëzimit të Ministrisë së Financave nr 18. datë 8 18.06.2008 skema ndryshoi tërësisht.

Sh.A.-të konsiderohen primare. Sh.p.k.-të janë quajtur agjentë të sh.a-ve, të cilat kryejnë një shërbim për llogari të sh.a, duke kërkuar që TVSH-ja brenda vendit të paguhet e gjitha në avancë nga sh.a. dhe sh.p.k për vlerën e shtuar të bëjë një kundrafaturë për llogari të sh.a-ve. Po merren masa për të stabilizuar marrëdhëniet e kompanive të nxjerrjes së naftës bruto me Albpetrolin. Do rritet sasia e prodhimit në vend. Ky prodhim, me cilësinë që prodhohet sot, është mirë të jetë në tregun e bujqësisë, peshkimit dhe nevojave teknologjike se për ndryshe do kemi problem me agjentin dhe sistemin e ushqimit të automjeteve. Mendohet që sasia e prodhimit do te rritet rreth 30 për qind dhe për këtë po bëhet zero taksa e naftës bruto. Është një strategji pozitive, por fillimisht duhet të shikohen ngarkesat fiskale, si zbatohen dhe rafineritë të investojnë me miliona USD për të përmirësuar teknologjinë e përpunimit dhe të certifikohen nga subjekte të huaja për të garantuar Standardin EN590. Çmimi i naftës ndikohet nga ndryshimet globale të kërkesës, ofertës dhe faktorëve të tjerë gjeopolitike. Në Shqipëri kërkesa pothuajse është konstante. Faktikisht nafta bruto me 28 nëntor 2014, arrinte 68 $/fuçia, (Platt’s CIF 680$/mt). Kursi $ 113.2 dhe kosto e blerjes ulet në krahasim me 20 ditorin e nëntorit në 6.5 lekë/ litër, pra çmimi i pakicës rezulton rreth 188.0 lekë/litër. Bursa kundrejt muajit qershor u ul 27.6 për qind, çmimi sipas tabelës së mësipërme ulet 11.9 për qind. Parashikohet që gjatë vitit 2015 çmimi i naftës bruto të jetë rreth 60 $/fuçia. Dhe sikur Platt’s të ulet nën 660 $/mt, kursi i këmbimit të njëjtë 113,2. Duke u rritur me 10 lekë taksa e qarkullimit, çmimi do të rezultojë rreth 180.0 lekë/litër.

Bio

Autori është inxhinier. Gjatë viteve ‘80 ishte drejtor në departamentin Minerale-Lubrifikantë të “Metalimportit”, duke u marrë me problemet e importit dhe shitjes së karburanteve. Në vitet 1993 -1998 ishte përfaqësues i kompanise “Mamidoil –Jetoil” në Greqi, ku është marrë me importimin dhe shitjen e karburanteve me shumicë. Në vitet 2001-2011 punoi te shoqëria “Mamidoil Albania sha.”,bijë e kompanisë “Mamidoil – Jetoil”, duke u marrë me problemet e zhdoganimeve dhe të dokumentave të shitjes dhe së fundi këshiltar i drejtorit të përgjithshëm 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama