Eshte pikerisht momenti i duhur per te lene nje takim me te kaluaren. Personazhi ku keta djem do te trokasin quhet Gani Shkalla. Ai eshte baba i 6 femijeve, por dikur ka qene vete nje i tille.
Sot Ganiu do t’u mesoje ketyre cunakeve se si ndertohej dikur nje nga lodrat me te dashura per femijet qe u linden dhe u rriten gjate regjimit. Shpikja e kahershme, qe pas pak do te rimarre jete quhet karroce me kushineta.
Tani gjithcka eshte gati. Pas mbledhjes se materialeve radhen e ka ndertimi i karroces.
“Ne ishim te vegjel atehere kur sapo mbaronim shkollen merrnim karrocen me kuzhineta. Kishim nje karroce katervendshme me kuzhineta te medha dhe shkonim merrnim maloren e plepave. Kuzhinetat i merrnim ne oficina kurse trupat na ndihmonin marangozet”, shprehet Ganiu.
Puna per ndertimin e karroces do durim. Tani radhen e ka vendosja e kushinetave. Ndonese ka vite qe i ka lene pas dore lodrat e femijerise, Ganiu nuk e ka humbur shkathtesine.
“U rrezikonim pak, po qejfi ishte i madh. Karrocen e kishim si makine. Sa mbaronim shkollen direkt shkonim te karroca dhe rrinim derisa te ngrysnim. Me keq e kishim me shoferet te cilet na shanin sa ne shifnim se kishin hall se na shtypnin”, thote Ganiu.
Edhe pak sekonda dhe puna per ndertimin e karroces me kuzhineta eshte drejt fundit. Tani ngelet per t’u kryer prova finale e cila do te na garantoje per sigurine e automjetit.
“Ndjej shume nostalgji per ate kohe. Shpeshhere kur takohemi me shoket kujtojme kohet kur dilnim me karroce. Sot lodrat e femijeve jane ndryshe, me bateri, kurse ne karrocen kishim”, shprehet Ganiu.
Nga : Top-Channel.tv