Kërkuesit kanë zbuluar se, nuk ka të dhënë të cilat tregojnë se lojërat kanë efekte negative në personalitetin e tyre, raporton "The Telegraph". Zbulime të mëparshme sugjeronin që lojërat e dhunshme mund të kontribuojnë në nxitje të sharjeve, luftës fizike, sjelljeve kriminale dhe vrasjeje. Psikologët kanë mbyllur 377 fëmijë, të një moshe mesatar 13 vjeç, të cilët vuajnë nga mungesa e përqendrimit dhe simptomat depresive, për të parë nëse lojëtar e dhunshme i bëjnë ata më të zemëruar dhe agresivë.
Kërkuesit e Universitetit Stetson në Florida kanë zbuluar se, nuk ka të dhëna që këto video lojëra të ndikojnë për keq tek këta fëmijë. Përkundrazi, ata kanë zbuluar se, në disa raste këto lojëra luajnë rol ‘pastrues’ duke i ndihmuar që të ulin tendencën agresive. Gjithsesi mbeten në pikëpyetje se përse lojërat kanë qenë të lidhura me rastet e shfaqjes së dhunës nga të rinjtë siç ishte dhe rasti i 20-vjeçarit Adam Lanza që vrau 28 gra dhe fëmijë, i cili ishte një fans i lojërave me luftë përfshirë Call of Duty.